Shitëset e rrugës… Pasiguria e tregtisë në rrugë

26/12/2019 12:26

Ka me mijëra gra që shesin nëpër rrugët e Nju Jorkut. Gati gjysma e tyre ndihën të pasigurta në këtë punë.

Një sondazh i fundit tregoi se pjesa dërrmuese e tyre ishin praktikisht ato që mbanin familjen me të ardhurat që fitonin. Por rruga nuk është një vend i lehtë për gratë.

“Kur je një shitëse grua nëpër rrugë, rreziqet janë të shumta, përfshirë edhe atë të ngacmimeve apo edhe agresionit seksual. Në raste të tilla normalisht duhet të shkosh në polici e të raportosh, por ne as atje nuk shkojmë dot.”

Kjo për shkakun se një pjesë e mirë e tyre nuk kanë leje për të bërë shitëset ambulante. Dhe nëse shkojnë të ankohen në polici, mund të përballen me gjoba dhe konfiskim të mallit. Nju Jorku është i famshëm për ushqimin e rrugës, por numri i lejeve për shitësit nëpër trotuaret e tij, nuk është rritur prej më shumë se 35 vjetësh.

E kjo për shumë prej këtyre grave do të thotë punë e paligjshme për të siguruar jetesën, dhe pamundësi për tu mbrojtur nga policia. Mbi 70% e shitëseve që morën pjesë në anketim, ishin nga Ekuadori dhe Meksika.

 

Top Channel