Policia londineze ka ngritur akuza ndaj një shqiptari, për një vrasje të dyfishtë në kryeqytetin britanik.

Besnik Berisha, 42 vjeç banues në Martock Gardens, Friern Barnet N11, u arrestua të hënën 23 Dhjetor dhe ndaj tij të mërkurën iu ngritën akuza për vrasjen e një 30 vjeçari në zonën Barnet Bypass, afër Scratchwood Park më 19 Dhjetor.

Ndaj tij rëndon edhe një akuzë e dytë për vrasjen e një 35 vjeçari po me 19 Dhjetor në zonën Hertfordshire Constabulary në rrugën Hogg Lane, Elstree.

Për momentin policia londineze nuk i bën publike identitetet e dy viktimave, por thotë se janë nga Europa Lindore.

Po për këto vrasje është arrestuar edhe Kaziku Tuwisana, 31 vjeç ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasje.

Top Channel