Shtëpia e Rajmondës në një nga pallatet e Kombinatit pësoi dëme të lehta që në shtator, ndërsa lëkundjet e forta të nëntorit e kthyen të pa banueshme banesën.

“O zot, një muaj pa shtëpinë time… muri lëkundet, e këtë e quajnë të banueshme… kam dy fëmijë, vajzën 23 vjeç me aftësi të kufizuara dhe djalin 8 vjeç”, shprehet Rajmonda.

Rajmonda, bashkë me dy fëmijët e saj, në fillim u strehuan në banesë sociale, por së fundmi kanë marr shtëpi me qira me skemën e bonusit. Megjithatë, ende shtëpia e saj nuk është inspektuar nga Instituti i Ndërtimit. Ndaj, ajo ndihet e pasigurt se sa do të zgjas përfitimi i bonusit të qirasë, për sa kohë shtëpia e saj nuk është rrethuar me shirit.

“S’dua të lë gocën me aftësi të kufizuara rrugëve.. thjesht të bëjnë një akt ekspertimi këtë dua, e pastaj e riparoj vetë. Nuk pres gjë nga shteti, se s’rri dot në shtëpi me qira. S’ka ardhur njeri për ta pare”, ka shtuar ajo.

-Si ka mundësi që juve keni përfituar bonus qiraje kur askush s’ka ardhur për të vlerësuar shtëpinë tuaj?

“Këtë dua të di dhe unë. I thashë kryetarit të njësisë administrative nr 6, e më tha e vendos unë. Kujt dua ja jap, kujt dua jo”, tha Rajmonda.

-Çfarë dokumentacionesh dorëzove për bonusin?

“Dokumentat e banesës,certifikatën personale dhe kartën e identiteti”, shtoi ajo.

-Po vërtetimin që shtëpia ju shpallet e pabanueshme nuk ua kërkuan?

“Jo..”, shtoj më tej.

/Kristi Gongo/

Top Channel