Një zyrtar i lartë i BE-së i ka drejtuar Britanisë një mesazh, të cilin BBC e quan me shaka “letër dashurie”.

Aty, nënkryetari i Komisionit Europian, Frans Timmermans shpreh “lëndimin e tij të thellë” për Brexitit, por shton se “britanikët do të jenë gjithmonë të mirëpritur të kthehen”. “ Që prej kohës kur frekuentoja një shkollë britanike, ju keni qenë gjithmonë pjesë e imja. Tani po largoheni dhe kjo më copëton zemrën”, thuhet në letrën e dërguar The Guardianit.

Mbretëria e Bashkuar do ta lërë Bashkimin Europian në 31 janar 2020. Ligjvënësit e miratuan në 20 dhjetor marrëveshjen e kryeministrit Boris Johnson për shkëputje, vetëm tetë ditë kjo pasi Partia e tij Konservatore siguroi një shumicë të qartë në zgjedhjet e përgjithshme. Timmermans e niste shkrimin e tij duke theksuar se kohët e fundit kishte lexuar një libër të lezetshëm letrash dashurie për Europën.

Dhe kjo më bëri të mendoj dashurinë time për Britaninë”, është shprehur zyrtari holandez. Ai thotë më tej se Britania mendon që është “unike dhe e ndryshme”. Por kjo është ndoshta “ më pak nga sa mendoni”, shton ai. Duke supozuar se Parlamenti Europian e jep dhe ai dritën jeshile, që besohet se do të ndodhë, Britania e Madhe largohet zyrtarisht nga blloku në 31 janar me një marrëveshje tërheqjeje, dhe më pas hyn në një periudhë tranzicioni që është llogaritur të përfundojë në 31 dhjetor 2020.

Top Channel