Turqi/ Bllokimi i Wikipedia-s brenda territorit përbën “shkelje të lirisë së shprehjes”

26/12/2019 16:15

Gjykata Kushtetuese në Turqi vendosi se bllokimi i qasjes në enciklopedinë online, Wikipedia brenda territorit të Turqisë, përbën shkelje të lirisë së shprehjes, deklaroi një avokat që ka përfaqësuar organizatën.

Një vendim i tillë hap rrugën për heqjen e kufizimit të kësaj faqeje, i cili ishte vendosur në 2017-tën për shkak të teksteve në të cilat Turqia akuzohej për lidhje me organizata terroriste. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu thotë se vendimi i gjykatës është miratuar me një shumicë prej 10 votash.

“Gjykata Kushtetuese ka dalë në përfundimin se janë shkelur të drejtat në rastin tonë për Wikipedia”, tha një një avokat që përfaqëson këtë trup, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Përfaqësues të gjykatave nuk e kanë komentuar vendimin. Kjo faqe ishte bllokuar në prill të vitit 2017 kur një vëzhgues i telekomunikimeve citonte një ligj që ka lejuar kufizimin e qasjes, me arsyetimin se ajo përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.

Top Channel