Përplasje me armë mes terroristëve dhe Forcave të Sigurisë, 2 të vdekur

26/12/2019 15:43

Qytetarët në Damam të Arabisë Saudite janë bërë dëshmitarë të një përleshjeje me armë midis Forcave të Sigurisë Saudite dhe dy terroristëve.

Televizioni publik al-Ekbari ka raportuar se policia ishte vendosur në kërkim të dy personave dhe në momentin që i ka lokalizuar ata ka nisur një përplasje me armë zjarri, nga ku mbetën të vdekur dy terroristët.

Në videot e publikuara, sheshi në Damam është i ngjashëm me një fushëbetejë. Media shtetërore shton më tej se pas vrasjes së dy personave të armatosur nga ana e forcave të sigurisë, gjendja në shesh iu rikthye normalitetit.

Top Channel