Thaçi: Të zgjedhurit e popullit, t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin e institucioneve

26/12/2019 17:19

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar në facebook deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Thaçi ka thënë se, Kosova ka shumë sfida përpara dhe deputetët e ardhëm duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve.

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Top Channel