E martë, 13 Gusht 2019
11:34
Tentoi të ndezë pompën e ujit, gruaja gjen vdekjen

Një 38 vjeçare në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetësja me iniciale I.A., 38 vjeç, është dërguar në orën 07:36 në spitalin e Vlorës pa shenja jete.

11:27
Ndërron jetë i moshuari në Spille, dyshohet se pësoi atak pasi hyri në det

Një i moshuar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në plazhin e Spillesë, në Rrogozhinë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 10:40

11:22
Hapet gara për drejtorët e burgjeve, 8 institucionet ku vendet janë bosh

Ministria e Drejtësisë ka shpallur njoftimin për pozicionin “drejtor” në burgjet e vendit. Janë të paktën 8 burgje ku posti i drejtorit është bosh: Burgu ‘302’ në Tiranë, i Shkodrës, Vlorës, Korçës, Rrogozhinës, Elbasanit, Krujës dhe Lushnjes.

11:04
Neymar shumë pranë rikthimit te Barça

Barcelona bën një tjetër lëvizje për të bindur Paris Saint Germain dhe për të bërë të mundur rikthimin e Neymar Jr në Camp Nou.

10:32
“Po plakesh”, Bebe Rexha hap sërish debat për paragjykimin e grave në industrinë e muzikës

Fotos ku shfaqet me të brendshme, Bebe Rexha i ka bashkëngjitur edhe një reagim që ka hapur sërish debat për paragjykimin e grave dhe vajzave në industrinë e muzikës. Këngëtarja me origjinë shqiptare tregon se si një burrë i botës së muzikës në SHBA e ka konsideruar të plakur për shkak se po i afrohet të 30-ave dhe e ka kritikuar për fotot provokuese që publikon në rrjetet sociale.

10:17
Përplasen dy makina në Fier-Lushnje, përfundojnë në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “pushimi i shoferit” dhe nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.

09:53
Shkodër/ Tre persona arrestohen për plagosjen e 38 vjeçarit

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për plagosjen e shtetasit me iniciale V. Sh., 38 vjeç. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Mark Lula”, ku 38 vjeçari u plagos me thikë.

09:15
Video/ Ambasada e SHBA: Mësoni se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një video ku shpjegon procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndonëse kjo gjykatë nuk është funksionale prej kohësh, për shkak të procesit të vetting-ut, Ambasada Amerikane thotë se me reformën në drejtësi Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

08:42
Zbardhet vrasja e Florian Selimit në Fier, policia arreston 2 autorët e dyshuar

Është zbardhur vrasja e 23 vjeçarit Florian Selimi, e ndodhur natën e 11 gushtit në fshatin Hamil të Fierit. Policia njofton se ka shoqëruar dy autorët e dyshuar, shtetasit me iniciale S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

08:38
Patentat tani do të merren për vetëm 30 minuta

Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve (Patenta) do të realizohet vetëm në 30 minuta. Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se kartoni do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.

08:26
Pekini nxjerr karvanin me kamionë të armatosur, rritet tensioni me protestuesit në Hong Kong

Situata në Hong Kong duket se po shkon drejt një përshkallëzimi serioz dhe me pasoja të pallogaritshme. Një karvan me kamionë të armatosur është vendosur në një qendër sportive në qytetin Shenzhen që kufizohet me Hong Kongun. Ky veprim ka rritur shqetësimet se Pekini mund të përfshihet direkt në protestat që vijojnë prej 10 javësh në rajonin gjysmë-autonom.

07:40
Zjarre në Athinë/ Rrezikohen zonat e banuara

Zjarrfikësit grekë të hënën vunë në kontroll një zjarr të madh në pyje që kërcënonte edhe shtëpitë në periferinë e Athinës. Të paktën dy shtëpi u dogjën por nuk pati raportim për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët.

07:40
Liverpool e nis me dëmtime sezonin e ri, ja sa do të mungojë Alisson

Pas fitores së thellë ndaj Norwich në ndeshjen hapësë të Premier League, drejtuesit e Liverpool kanë marrë një lajm të keq.

06:53
Real i paqartë: Bale mund të qëndrojë

Gareth Bale është aktivizuar sërish me Real Madridin pas disa ndeshjeve mungesë në miqësoret e zhvilluara nga ‘Los Blancos’.

05:41
Guida italiane/ Kurse mbijetese ‘Neandertali’

Guido Camia, mund t’ju tregojë si të ndizni zjarre duke përdorur vetëm dy guralecë, si të mbijetoni me një dietë insektesh dhe si të ndërtoni një strehë mbi kokë në pyll.

04:31
Bolton: Do të mbështesim me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha të hënën në Londër se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje nëse qeveria britanike vendos ta bëjë këtë.

03:26
Merkel mbështet biletat falas për ushtarët e Bundeswehrit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e mbështet idenë e ofrimit të biletave falas ushtarëve të Bundeswehrit që përdorin trenin në Gjermani.

02:10
SHBA, një rregull i ri për imigrantët

Administrata e Presidentit Trump njoftoi të hënën një rregull të ri që mund t’u mohojë vizat dhe qëndrimin e përhershëm qindra mijëra njerëzve nëse janë tepër të varfër.

01:25
Sulm terrorist në Norvegji, ja kush është 21 vjeçari që kreu sulmin

Në Oslo të Norvegjisë dyshohet për një sulm terrosrist në një xhami. I dyshuar për sulmin është një 21 vjeçar i identifikuar si Philip Manshaus që u paraqit në gjykatë me akuzën e vrasjes dhe terrorizmit.

E hënë, 12 Gusht 2019
23:48
Vlorë, trafik edhe në mbrëmje/ Radhë kilometrike, nga Orikumi në qytet rruga përshkohej për 2 orë

Trafik i rënduar edhe gjatë mbrëmjes të së hënës në gjithë vijën bregdetare të qytetit të Vlorës.

22:54
Wesley Sneijder i jep lamtumirën futbollit!

Wesley Sneijder i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare.

22:40
3 histori të famshme fantazmash

Përgjatë shekujve, të shumta kanë qenë historitë e fantazmeve që kanë frikësuar aq sa edhe frymëzuar prodhime kinematografike apo vepra letrare.

22:13
Shpëtoi 70 njerëz një vit më parë, vdes shqiptari në Greqi

Kostas Arvanitisi, me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë në Greqi. Ai vitin e shkuar arriti të shpëtonte 70 persona në një ishull grek që u përfshi nga zjarri.

21:57
10 xhamitë më të famshme të Rusisë

Ndërkohë që myslimanët në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, besimtarët në Rusi kanë disa prej xhamive më interesante.

21:50
Divorc me kapitenin, reforma te Kukësi kap edhe Shametin

Reforma e këtij sezoni në skuadrën e futbollit të Kukësit, kap edhe një prej lojtarëve që kanë kontribuar më shumë te formacioni verilindor në vitet e fundit.

21:30
Flamurtari hyn në Superligë, arrin marrëveshje me Ministrinë e Financave

Flamurtari ishte skuadra e fundit që u licensua për të qenë pjesë e Superligës edhe të këtij sezoni.

21:10
4 kuriozitete për gratë e antikitetit

Gratë i ka shoqëruar një histori e gjatë emancipimi, ku ende sot tematika e barazisë gjinore mbetet tejmase e nxehtë. Ajo çfarë do t’ju surprizojë është fakti se në të shkuarën, krahas mungesës së lirive, gratë kanë gëzuar edhe disa të drejta, për të cilat vështirë të keni lexuar në librat e historisë.

20:51
Kur Kina hapi dyert ndaj botës (Foto)

Fotografi britanik, Adrian Bredsho, mbërriti në Pekin në vitin 1984, ku vazhdoi të dokumentonte ndryshimin e kulturës kineze për 30 vitet e ardhshme.

20:43
Bota humbi Toni Morrison/ Shkrimtarja në sytë e 9 aktivisteve gra

Bota po vajton për humbjen e Toni Morrison, por sa shumë ka thënë Morrison për gratë, është ajo që mbetet trashëgimia e saj.

20:27
Video/ Autobusi shkrumbohet nga flakët në rrugën e Kombit

Një autobus ka marrë flakë në rrugën e Kombit.

20:16
Aksident në Ardenicë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Ardenicë, Lushnjë. Një mjet ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur 28-vjeçarin Arjan Velçani.

20:05
Himarë/ Tenton të vjedhë kasafortën, pranga 42-vjeçarit

Një 42-vjeçar është në pranga nga policia pasi ka tentuar të vjedhë kasafortën e një banese në Himarë.

19:46
Zjarri në makinë/ Në dy ditë dy raste me pasoja tragjike në Delvinë dhe Fier

Në vetëm dy ditë, dy makina janë djegur plotësisht. Njëra në Delvinë dhe tjetra në Fier, e cila ka qenë në ecje e sipër. Në rastin e Delvinës, shoferi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë nga përplasja makina ka marrë flakë.

19:37
Në plazhin e Darëzezës/ Emigrantët nostalgjikë nuk e kanë braktisur

Plazhi i Darëzezës është shndërruar këtë sezon në vendin më të preferuar për shqiptarët me banim në shtete të ndryshme të botës.

19:32
Dyndje drejt plazheve/ Fluks automjetesh nga kufiri në Morinë, deri në Vlorë

Mëngjesi i kësaj të hënë është shoqëruar me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh që po hyjnë në Shqipëri.

19:28
Vendimi i Mynihut, luftë monopatinave elektrike

Mynihu i ka shpallur luftë monopatinave elektrike. Mjetet qarkullojnë në qytetin gjerman që prej qershorit, por po krijojnë shumë probleme.

19:06
Mesazhet që dërgohen si pëshpërimë drejt e në vesh

Kërkuesit në universitetin amerikan “MIT” (Instituti i Teknologjsië së Masaçusetit) kanë arritur të përdorin rrezet laser që të dërgojnë mesazhe në formë pëshpërime drejt një personi, pak metra larg, pa mundur që ta dëgjojnë të tjerët që janë të pranishëm.

19:00
Foto/ Radhë të gjata makinash në aksin rrugor Lezhë-Fushë Krujë-Tiranë

Radhë të gjata makinash janë krijuar këtë pasdite përgjatë aksit rrugor Lezhë-Fushë Krujë-Tiranë.

18:39
12 kufijtë mes shteteve që thyejnë çdo stereotip

Një kufi midis shumë vendeve, është thjesht një linjë simbolike që kalon përmes një trotuari ose një rruge fshati, pavarësisht mendimeve tona.

18:20
Versace zemëron Kinën për një gabim gjeografik

Versace ka përfunduar në shënjestrën e kinezëve. Kanë qenë disa bluza mbi të cilat kishte gabime gjeografike ato që kanë ndezur zemërimin kinez ndaj shtëpisë italiane të modës.

18:05
Berlin, një kryebashkiak sugjeron kabina seksi pranë aeroportit

Aeorporti Tempelhof ka parë zhvillime të rëndësishme në gjermani, që nga shërimi si fushë ajrore për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e deri te strehimi i refugjatëve sirianë.

18:01
Tërmet i fortë në veri të vendit

Pasditen e sotme në veri të vendit është ndjerë një tërmet i fortë.

17:42
Zjarr në kodrat e Levanit në Fier, nuk rrezikohen banesat

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga zjarri pasditen e së hënës. Zjarri ka rënë në kodrat e Levanit në Fier, ku deri më tani janë djegur më shumë se 1000 rrënjë ullinj.

17:25
Presidenti Pendarovski kërkon zbardhje të rastit “Zhvatja”

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kërkon hetim të plotë, të shpejtë dhe efektiv të skandalit me rastin “Zhvatja”, ku një biznesmeni i janë marrë 1.5 milionë euro për ta shpëtuar nga një proces gjyqësor e në të cilin përveç dy personave të paraburgosur dyshohet të jetë përfshirë edhe prokurorja speciale në dorëheqje, Katica Janeva.

17:07
Pas 1 viti martesë, Miley Cyrus drejt divorcit

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po divorcohen pas më pak se një viti martesë. Një deklaratë nga përfaqësuesit e Miley-t, dhënë CBS-së, nënvizonte se çifti ka rënë dakord të ndahet.

16:55
Teatri Kombëtar/ Josif Papagjoni: Më thoni një tjetër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje?

Kryeministri Edi Rama vazhdon të postojë në rrjetet sociale reagimet e artistëve dhe jo vetëm, që janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një riu.

16:46
Fier/ Makina përplaset me motoçikletën, humb jetën 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi motoçikleta me të cilën ai po udhëtonte është përplasur me një makinë në afërsi të fshatit Levan.

16:31
Tomorri vetëm për pelegrinët/ Policia ndalon me forcë pronarët e guroreve. Klosi: Do t’i çojmë në tjetër vend

Policia e Beratit bllokoi sërish pronarët e guroreve që të rinisin punën në zonën e Novajt në Skrapar, pas vendimit të gjykatës administrative që i lejon të rifillojnë nxjerrjen e gurit dekorativ, duke rrëzuar në këtë mënyrë Vendimin e qeverisë që e shpall Tomorrin park kombëtar.

16:13
Harroni Korenë e Veriut/ Turkmenistani më i izoluari në botë

Këto janë skena idilike të një video një minutëshe që promovon forumin ekonomik të Kaspikut që më 11 dhe 12 gusht mbledh shefa shtetesh nga Irani, Rusia, Azerbajxhani dhe Kazakistani, në Avaza, qytetin e ri resort që është cilësuar nga ministria e jashtme e Turkmenistanit, si Las Vegasi i vendit.

15:42
Publikohen dorëshkrimet e Kafkës, punimet e panjohura mbaheshin nga biblioteka kombëtare e Izraelit

Biblioteka kombëtare e Izraelit prezantoi një mori punimesh të papublikuara më parë të Franz Kafkës. Kjo vjen në fund të një beteje të ndërlikuar ligjore për një pjesë të pronës letrare të autorit të lindur në Pragë.

15:40
Kretë/ Dy tërmete në ditë, lëkundjet në ishull me forcë të madhe

Kreta është tronditur mëngjesin e së hënës pasi një tërmet i fuqishëm 4,8 rihter është regjistruar në zonën detare midis këtij ishulli dhe Santorinit.

15:35
Të mërkurën nis shiu, të dielën u arrit temperatura rekord, 41.6 gradë

Vala e të nxehtit afrikan po dominon në territorin shqiptar edhe gjatë ditëve të para të muajit gusht. Fundjava që lamë pas dhe dita e sotme shënuan kulmin e temperaturave më të larta të verës, plot 41.6 gradë celcius. Ndonëse pritet një normalizim i motit gjatë ditëve në vijim.

15:30
Më 1 shtator kalo në digjital, transmetimet analoge do të mbyllen

Me një shtator të këtij viti për mbyllen transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës dheVlorë. Nëse nuk kanë televizorë smart me marrës tokësor të integruar, qytetarët duhet të pajisen me dekodera të tipit Dvb t2 të cilët lidhen me televizorët e tyre.

15:26
Smartphone dëmton mendjen, mjekët: Dëmton rëndë sytë e fëmijëve

Në muajt e verës kur edhe shkollat janë mbyllur, fëmijët qëndrojnë me orë të zgjatura para ekranit të televizorit, i-pad apo edhe celularëve. Këtij fenomeni nuk i shpëtojnë as fëmijët më të vegjël një apo dy vjeç pasi nënat e reja për t’u marrë me punë të tjera i lënë telefonin në dorë fëmijës duke parë kukulla të ndryshme e me ngjyra shoqëruar me muzikë. E më pas ankohen se fëmijën nuk mund ta shkëpusë nga teknologjia e se duhet t’i vendosë syze optike. Por për mjekët specialistë ekrani ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës.

15:12
Shkollë e re në Ndroq, riparohet për 270 nxënës

Përveç rikonstruksionit të rrugës, në Ndroq po rikonstruktohet edhe shkolla në mënyrë që në shtator nxënësit të kenë një shkollë me kushte më të mira.

15:07
Shqiptarët i japin 236 mln euro Greqisë, në një ditë shpenzojnë më shumë se perëndimorët

Për gati tre dekada me radhë, shqiptarët janë parë nga Greqia si emigrantë, në kërkim të një vendi pune dhe të ardhurave për të mbajtur familjet e tyre në atdhe. Por tani situata ka ndryshuar, jo pak. Shqiptarët nuk shkojnë më në Greqi vetëm për hall, por gjithmonë e më shumë po e vizitojnë fqinjin tonë jugor për turizëm dhe argëtim.

15:05
Karburantet, kontroll për cilësinë; Në Porto Romano do ndërtohet laboratori i ri

Abuzimi me cilësinë e karburanteve është e njëjtë me informalitetin fiskal thotë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Madje, sipas saj, të dyja shkeljet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Balluku lajmëroi një aksion të gjerë për kontrollin e cilësisë së karburanteve, dhe kërcënoi me vendosje gjobash deri në mbyllje aktiviteti.

14:48
Gjendet një automjet i djegur në Rrëshen, dyshohet se u përdor për vrasjen e Gjinit

Një automjet i djegur është gjetur në dalje të qytetit të Rrëshenit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Aktualisht dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët e vrasjes së Tonin Gjinit, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Rrëshen.

14:35
Shkodër, vëllezërit plagosin me thikë 38-vjeçarin

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.

14:32
Bllokohet Vlora, 1 orë për të përshkruar 5 km rrugë

Qyteti i Vlorës është paralizuar sot si pasojë e trafikut të rënduar. Trafiku ka nisur që në orën 08:00 dhe situata vijon të jetë ende e rënduar. Për të përshkruar aksin rrugor nga zona e Skelës deri tek tuneli në Ujin e Ftohtë, që është 5 kilometra, duhet të paktën 1 orë.

14:31
“Traktet” kundër tij, reagon Pjetri: Nuk jam e keqja e Shkodrës

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës Valdrin Pjetri, reagoi ndaj mbështësve të opozitës të cilët sot në mëngjes kishin shpërndarë në të gjithë qytetin fletushka me mbishkrimin“Narko-Valdrini jashtë Bashkisë”.

13:30
Sony Walkman mbush 40 vjeç, në vitet 80 ishte ikona e trendit elektronik

Ishte një mjet që në vitet 80 duhet ta kishte kushdo dhe ikonë e trendit elektronik të Japonisë… Sony Walkman ka mbushur 40 vjeç këtë vit dhe vazhdon të ketë fansat e tij të mesomoshës, që nuk duan të shkëputen prej tij dhe të kalojnë tek risitë ‘high tech’.

12:57
Shkeljet me karburantin, ministrja Balluku: Jo vetëm gjoba, kompanitë do të mbyllen

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një konferencë për shtyp foli për kontrollet e ushtruara lidhur me cilësinë e karburantit në vend. Ajo e konsideroi shqetësuese mungesën e kapaciteteve monitoruese.

12:37
Gega arrin tjetër sukses, e pakapshme në garën e 5 mijë metrave

Atletja shqiptare Luiza gega regjistroi një tjetër sukses në kampionatin ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup. Sportistja kuqezi fitoi garën e 5 mijë metrave madje e bëri këtë duke vendosur dhe rekord kombëtar.

12:28
Vrasja në Rrëshen, atentatorët e ekzekutuan Gjinin në prani të dy fëmijëve

Vrasja e llojit mafioz në Rrëshen, ka qenë e planifikuar në detaje. Vrasësit siç duket e kanë ndjekur Tonin Gjinin hap pas hapi. Në automjetin e tij tip Benz, viktima ka qenë  së bashku me familjen.

12:26
Godasin djallin me gurë, 2.5 milionë muslimanë në Mekë në pelegrinazhin e Haxhit

Rreth 2.5 milionë pelegrinë muslimanë morën pjesë të dielën në ceremoninë e qëllimit me gurë të djallit, rituali i fundit i rëndësishëm i pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit, që në vitet e mëparshme ka çuar edhe në viktima si pasojë e shkeljes me këmbë.

12:22
Salvini po rrëzon Qeverinë, lideri i Lidhjes së Veriut ka nisur fushatën në Itali

Lideri i Lidhjes së Veriut dhe zëvendëskryeministri Mateo Salvini ka nisur një fushatë elektorale, jo zyrtare për zgjedhjet e parakohshme, nga plazhi. Parlamenti është i mbyllur për pushimet e verës dhe qeveria është në krizë. Salvini kërkoi të enjten zgjedhje të parakohshme dhe tërhoqi mbështetjen e partisë së tij për koalicionin qeverisës. Të premten Liga paraqiti një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë që ka krijuar me lëvizjen anti establishment, 5 yjet.

12:15
Mesdheu po përvëlohet, i nxehti nga Saharaja rrit temperaturat në 40 gradë

Edhe në këtë fillim jave, protagonist mbetet anticikloni afrikano verior që me të gjithë fuqinë e tij dhe ngarkesën me ajër përvëlues që vjen nga Saharaja, i shtyn temperaturat sërish drejt majave të reja, rreth 40 gradëve, në rajonet e Evropës jugore, përfshirë këtu Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë.

12:11
Fshati peng i sherreve/Sinica në Delvinë po shpopullohet, shkak pronat

Në Senicë, fshatin historik të vendosur në lartësinë 410 metra përmbi 7 fshatrat e tjerë të Rrëzomës në Delvinë, për shkak të braktisjes, shtëpitë po rrënohen. Janë më shumë se 50 për qind të fshatit që njihet për dy besëlidhje historike shqiptare.

12:09
Lirohen plazhet në Durrës, hapen 6 mijë metra katrorë për plazh publik

Policia vijon operacionet me emrin ‘Plazh i lirë’ dhe së fundi ka ndërhyrë në Durrës. Pas ndërhyrjes janë liruar rreth 6000 metra katror plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë.

12:03
Mediat serbe kundër shqiponjës së Rashford: Festim skandaloz!

Festimi i Marcus Rashford në rastin e golit të parë në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelsea-t ka çmendur mediat serbe të cilat e kanë quajtur si provofim festimin e sulmuesit anglez me simbolin e shqiponjës me dy koka. Një festim të tillë e kanë përdorur më parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke ngjallur shumë kundërshti te serbët, të cilët e konsiderojnë si simbol të “Shqipërisë së Madhe”.

11:47
Sjellja e Xhakës në fushë vë në pikëpyetje VAR-in

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit Taulant Xhaka në jo pak raste është bërë protagonist me fanellën e Bazelit për lojërat e mira, por gjithashtu edhe për momentet e nervozizmit që i kanë kushtuar shumë.

11:45
Kujt i duhet Neymar! PSG po ofron spektakël dhe gola

Tifozët e Paris Sën Zhermenit nuk e fshehën aspak kontestimin me futbollistin brazilian Nejmar, në debutimin që kampionët e Francës bënë në Ligën franceze ndaj Nimes. Por shumëkush në futbollin transalpin, pyet veten nëse vërtet sulmuesi problematik që kërkon largimin, i duhet ekipit parizien.

11:44
“Narko-Valdrini jashtë Bashkisë”, mbështetësit e PD-së shpërndajnë fletushka në Shkodër

Mbështetës të Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës kanë shpërndarë sot në kryeqendrën e veriut fletushka  me mbishkrimin “Narko Valdrini jashtë Bashkisë”.

11:32
I vunë tritol në makinë përpara tre muajsh, e ekzekutojnë sot në mes të qytetit

Një tjetër vrasje është shënuar sot, pas asaj të Fierit ku mbeti viktime një 23-vjeçar nga goditjet me thikë. Burime paraprake për Top Channel, raportojnë se ngjarja e radhës është regjistruar në Rrëshen dhe viktimë ka mbetur Tonin Gjini, ku përpara tre muajsh i kishin vendosur tritol në automjet. Mësohet se autorët e kanë ekzekutuar në makinë, në prani të dy fëmijëve të tij.

11:16
Fluks i jashtëzakonshëm në Morinë, policia mobilizohet për të lehtësuar trafikun

Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje të pushuesve nga Kosova. Prej orës 03.00 të mëngjesit kanë hyrë në territorin shqiptar 22145 shtetas me 4058 mjete.

11:03
Foto komike se si njerëzit e përballojnë vapën

Muaji korrik dhe gjysma e gushtit kanë qenë shumë të nxehtë dhe njerëzit kanë gjetur mënyrë nga më të ndryshme për ta përballuar.

10:49
Java e 10 e protestave, anulohen fluturimet në aeroportin e Hong Kongut

Fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut janë anuluar për shkak se me mijëra protestues bllokuan terminalet, pas një mobilizimi edhe më të madh për shkak të zemërimit që shkaktuan përplasjet e dhunshme me policinë gjatë mbrëmjes.

10:39
Këto të famshme nuk do i njihni pa make up

Shumë të famshëm kanë përqafuar trendin e publikimit të fotove pa grim duke treguar bukurinë e tyre natyrore.

10:24
Akuzat për dekriminalizimin, Basha kërkon që Valdrin Pjetri të merret i pandehur

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.” Me regimin që nis kundër kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha kërkon sërish që Prokuroria të veprojë kundër Valdrin Pjetrit, kryebashkiaku në pritje i Shkodrës.

10:04
Boksieri shpërfytyrohet nga goditjet e rivalit, përfundon në spital

Boksieri Mike Perry  përfundoi  në spital me vështirësi në frymëmarrje të shtunën në mbrëmje, pasi pësoi një dëmtim të frikshëm në hundë, e cili iu copëtua gjatë një përleshje të përgjakshme në Uruguay.

09:30
Meta: Zgjedhjet e 13 tetorit, jo vetëm detyrim ligjor

Presidenti Ilir Meta vazhdon të përcjellë mesazhe të forta politike nëpërmjet Facebook-ut. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Kreu i Shtetit i është rikthyer sërish qëndrimit të tij të bërë publik në qershor të vitit të shkuar, duke risjellë një deklaratë të bërë në 27 qershor 2018.

09:25
Kandidati për President i SHBA bën një premtim të pazakontë për të marrë votat

Senatori shpresues i Shtëpisë së Bardhë, Bernie Sanders ka bërë një premtim të pazakontë për të marrë votat e amarikanëve.  Ai tha se nëse zgjidhet President i SHBA-së, do të shpalosë njohuritë e qeverisë amerikane për alienët.

09:03
Tajfuni në Kinë, shkon në 44 numri i të vdekurve. Miliona dollarë dëme financiare

Shkon në 44 numri i personave të vdekur nga tajfuni Lekima në Kinën lindore. Autoritetet thonë se stuhia ka vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të hëne, duke grumbulluar miliarda dollarë dëme ekonomike dhe prishur infrastrukturën rrugore.

08:47
Flakët e “tërbuara” pushtojnë Gran Canarian, evakuohen 1000 njerëz

“Rreth 1.000 njerëz nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi në Gran Canaria të dielën, pasi disa zona  u evakuuan nga një zjarr i gjerë i përhapur në Parkun Kombëtar dhe një zone të popullarizuar nga pushuesit në ishullin Spanjoll”, thanë shërbimet e urgjencës.

08:32
Tragjedi në SHBA/ Zjarr në qendrën e kujdesit ditor, vdesin 5 fëmijë

Një qendër e kujdesit ditor, ku fëmijët mund të qëndronin gjatë natës ndërsa prindërit e tyre punonin, u shkatërrua të dielën nga një zjarr në Erie të Pensilvanisë.

08:10
Gjendet në rrugë trupi i pajetë i një 23-vjeçari, policia: Është vrarë me thikë

Një vrasje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Viktimë ka mbetur një 23-vjeçar Florjan Selimi, pas konfliktit me një person tjetër. Burime nga policia raportojnë se sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, Selimi është gjetur  pa shenja jete.

E diel, 11 Gusht 2019
22:10
Dueli Joshua-Ruiz në Arabinë Sauditë, kritika nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Rindeshja ndërmjet dy boksierëve Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr, e vlefshme për 4 titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda në Arabinë Saudite ka ngjallur kritika të shumta nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International. Më 1 qershor, në New York, në Madison Square Garden, 29-vjecari anglez pësoi humbjen e parë në karrierë, teksa u mund me “knock out” teknik në raundin e shtatë pikërisht nga Andy Ruiz Jr, një humbje befasuese që për rrjedhojë ngjiti në fronin botëror, sa u përket peshave të rënda, 29-vjeçarin e lindur në Kaliforni nga prindër meksikanë.

21:34
Video/ Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale

Në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea, ishte Rashford që zhbllokoi rezultatin me anë të një penalltie. Por në rrjetet sociale po komentohet edhe festimi i 21 vjeçarit pas shënimit të golit. Pasi tregoi fanellën e United, Rashford festoi duke formuar me duar simbolin e shqiponjës.

21:05
Tirana e papërmbajtshme, siguron edhe futbollistin e Kombëtares

Tirana nuk ndalet në merkato. Pasi siguroi firmën me Kristi Vangjelin, i cil do t’i bashkohet skuadrës bardheblu për çështje ditësh, një tjetër lojtar i Kombëtares Kuqezi do të vihet nën urdhrat e Ardian Memës.

20:34
Digjet makina në Fier, shoferi shpëton pa lëndime

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të dielë në vendin e quajtur Ura e Hoxharës, në Fier.

20:30
Digjen dy transformatorë në Elbasan, mungesë energjie në disa lagje të qytetit

OSHEE njofton se ka kaluar më regjim avarie nënstacioni Kusarth 110/20kV, duke sjellë për pasojë stakimin e linjës 110kV Nst Elbasan 220- Kusarth dhe mungesën energjisë elektrike për n/st Fiber, Librazhd dhe Prrenjas për afro 12 minuta.

20:21
Korçë/ Në kopshtin shumëngjyrësh, Gjergji Grabocka kujdeset për lulet e oborrit prej 56 vjetësh

Në Korçë shpesh mes kangjellave të shtëpive, oborret duken plot me lule. Aroma dhe ngjyrat tërheqin vëmendjen e kujtdo që kalon aty ndërsa për banorët e këtij qyteti kjo është një prej gjërave që në Korçë ka nisur herët dhe vazhdon ende duke i kthyer oborret në minikopshte të veçanta.

20:17
Kosovë/ Politikanët pa pushime, ‘aritmetika’ e zgjedhjeve të parakohshme i ka lënë në Prishtinë

Gushti tradicionalisht njihet si muaji i pushimit për politikanët dhe politikën. Por, zgjedhjet e mundshme të parakohshme kanë bërë që të gjitha subjektet politike në Kosovë të aktivizohet në zhvillimin e fushatës zgjedhore.

20:13
Drejt rrënimit por nuk tërhiqet, fermeri që dëmtohet nga mungesa e tregut dhe çmimi i karburantit

Mungesa e politikave të tregut dhe çmimet e ulëta të prodhimeve bujqësore të stinës, po i çojnë drejt falimentimit fermerët e njësisë administrative të Frakullës në Fier. Sefer Ferra, fermeri nga Kafaraj, prej 20 vitesh merret me kultivimin e perimeve të stinës. Ai ka marrë me qira 55 dynym tokë bujqësore, të cilën e ka mbjellë kryesisht me domate, speca, patëllxhane dhe shalqi.

20:02
“Sunfire” hyn kontrabandë, pesticidi i ndaluar në treg vjen nga Serbia dhe Greqia

Sunfire 240 SC, ky insekticid i rrezikshëm është i ndaluara të përdoret në Shqipëri. Kjo pasi nuk është pjesë e listës së mbrojtjes së bimëve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila duhet të jetë e njejtë me atë të Bashkimit Europian.

19:56
Incidenti në det me velierën turke, goditi peshkarexhën. Kapiteni: Çështja nuk u hetua si duhet

Kapiteni i peshkarexhës “Gjyzel”, Aurel Fejzo është dëshmitar i aksidentetit detar të ndodhur me një velierë turke. Fejzo tregon se ngjarja ka ndodhur në fillim të gushtit, rreth 9.6 milje nga Sazani. Kam dhënë sinjal me dritë të kuqe, tregon dëshmitari, në momentin që veliera po na afrohej, por ata nuk reaguan.

19:49
Vlora nuk ka rritur çmimet, nuk ka ndryshim me vjet në hotele dhe restorante

Në dhjetë-ditëshin e parë të muajit gusht, qyteti i Vlorës është i mbushur me pushues, vendas dhe të huaj. Edhe pse numri i të huajve që po vizitojnë Vlorën për qëllime turizmi është rritur shumë këtë vit, hotelet dhe restorantet kanë mbajtur çmime të njëjta si në 2018-en. Në një vëzhgim që bëmë përgjatë bregdetit të Vlorës, duke i pyetur për çmimet, si në hoteleri apo dhe në ushqim, pushuesit shprehen se çmimet janë të përballueshme.

19:40
Festa e Bajramit në plazh, buzë detit e në restorante, ndryshon tradita për pushuesit nga Kosova

Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur plazhet e Durrësit plot me pushues. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë festat fetare nuk janë bërë shkak që operatorët turistikë të ankohen për mungesën e pushuesve nga Kosova në plazhe. Tradita po ndryshon. Një drekë në plazh apo restorantet e shumta përgjatë tij, po zëvendëson çdo vit e më shumë therjen e kurbanit dhe drekat në shtëpi. Po ndonëse në plazh dreka nuk e ka aromën e shtëpisë dhe vizitat te të afërmit e miqtë nuk bëhen, kënaqësia e të festuarit nuk humbet.

19:35
Hashashi me llamba në Europë, trafikantët shfrytëzojnë të mitur dhe femra nga Shqipëria

Një vajzë me inicialet K.C., ka vënë në lëvizje prokurorinë dhe policinë të cilat po përpiqen të zbulojnë se si ajo u largua nga Shqipëria dhe më pas u shfrytëzua në Belgjikë për të kultivuar kanabis sativa. Nën hetim për këtë dyshim të fortë është një 36 vjeçar, i cili mendohet se përmes mashtrimit e ka marrë të renë në Belgjikë dhe më pas përmes dhunës e ka shfrytëzuar që ajo të punonte dhe t’i shërbente rritjes së kanabisit.