Nuk e dinim! Gent Bejko tregon për herë të parë se si Ermal Mamaqi e ka prezantuar me bashkëshorten e tij, Xhoin

26/12/2019 08:24

Gent Bejko ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të festuar Krishtlindjen dhe për të folur rreth projekteve të tij artistike në Kanada.

Ndër të tjera ai ka treguar për herë të parë se si është njohur me bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Xhoi dhe mesa duket ura lidhëse mes të dyve ka qenë Ermal Mamaqi.

“Me Xhoin më ka prezantuar Ermal Mamaqi. Ermali në atë kohë ka qenë student në vit të dytë në Akademi dhe punonte tek ‘Rozafa Palace’ si DJ. Unë shkoja shpesh tek ‘Rozafa’ dhe aty e shikoja Xhoin që këndonte. Ermali ishte i mendimit që unë të mos njihesha me Xhoin. Kur i thash që ‘ma prezanto këtë gocën, ai më thotë që ik se nuk është për ty ajo’. Jo ta prezantoj,jo s’ta prezantoj, por në fund ma prezantoi pastaj. Ermali dhe Xhoi ishin shumë miq”, ka treguar aktori i njohur Gent Bejko.

Top Channel