E kishte kthyer lokalin në pikë lojërash fati, 46 vjeçari në Tiranë identifikohet dhe bie në pranga

26/12/2019 09:25
Foto ilustruese

Një 46 vjeçar me iniciale A.N., banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë nga policia. Ai ka rënë në prangat e policisë pasi lokalin që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua në Shqipëri me vendim të Parlamentit në janar të 2019-s.

Njoftimi i policisë

-Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bar kafen që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuterike, e cila shërbente për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Top Channel