Sot në mesditë në një banesë në Deçan është gjetur i vdekur një person.

Xhevat Ibraj nga Policia e Pejës e konfirmon për KosovaPress për këtë që ka ndodhur por pa dhënë shumë detaje.

Sipas tij ekipet e Policisë edhe në këto momente janë në vendin e ngjarjes por që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së këtij personi.

“Rreth orës 15:20 policia e rajonit të Pejës ka marrë informatën se në Deçan, brenda një banese një person është gjetur i vdekur.  Ekipet e policisë bashkë me ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes duke u munduar ta zbardhin rastin. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes”, tha Ibraj.

Top Channel