Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja
Mbrëmjen e sotme i është vënë flaka makinës së shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi.
Diegia e makinës dyshohet që të jetë e qëllimshme dhe për shkak të detyrës.
Kasi ka qenë disa vite më parë shef i sektorit të narkotikëve. Automjeti bëhet me dije se ishte tip Mercedes ML me targë AA131LX.
Ndërsa në njoftimin e policisë thuhet se është aksidentale
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen ” 5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Benz”, në pronësi të shtetasit K.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel