Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek
Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbledhur në një takim grupin parlamentar.
Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë askush nuk ka dhënë sqarime se për çka është biseduar. Por deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu tha se për mbledhjen do të njoftojnë nëpërmes një komunikate për media lidhur me se çka është biseduar.
E pyetur nëse sot do të ketë ndonjë takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haxhiu nuk beson se një takim i tillë do të ndodhë.
Ndryshe VV ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ende nuk kanë arritur një pajtueshmëri me LDK-në për formimin e koalicionit qeveritar.
LDK insiston edhe në pozitën e presidentit gjë që po refuzohet nga Vetëvendosje.
Nesër për orën 15:00 është caktuar seanca konstituive ku pikë e rendit të ditës përveç betimit të deputetëve do të jetë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Sipas Kushtetutës partisë fituese i takon që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/
Top Channel