Këshilli Gjyqësor me vota unanime ka shkarkuar nga detyra ish-kryetarin e Gjykatës Penale të Shkupit.

Shkarkimi i tij është bërë mbi bazën e vërtetimit të përgjegjësisë për keqpërdorimin e sistemit AKMIS kur udhëhiqte Gjykatën Penale. Nga 12 anëtarët, dy gjykatës nuk kanë pasur të drejtë vote. Ish-kreu i Penales ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme.

Gjatë seancës së sotme Këshilli Gjyqësor emëroi kryetarin e Gjykatës Themelore të Strugës dhe të Kavadarit, ndërsa emërimi i gjashtë gjykatësve në Gjykatën e Apelit nuk arriti të shqyrtohej për shkak të rendit të ngarkuar ditor që kishte Këshilli.

Top Channel