Si sot 188 vite më parë nisi Rebelimi i Krishtlindjeve, kur 60 mijë skllevër në Xhamajkë protestuan kundër Perandorisë Britanike për të fituar lirinë.

Skllevërit po vuanin një shtypje të përgjakshme, që kishte sjellë vdekjen e qindrave mes tyre.

Një prift xhamajkan, i njohur si Sam Sharpe, ishte personi që drejtoi rebelimin. Ai u kap nga anglezët dhe u ekzekutua pas përplasjeve të përgjakshme.

Ky rebelim luajti një rol të rëndësishëm në rrugën drejt fitores. Vetëm dy vite më vonë, në vitin 1883, u miratua ligji që i dha fund skllavërisë në të gjithë perandorinë britanike.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel