E diel, 22 Mars 2020
17:44
​Merr koronavirusin nga dashnorja/ Tani është në izolim me gruan e tij

Një burrë nga veriu i Mbretërisë së Bashkuar aktualisht është në izolim pasi doli pozitiv me koronavirus.

17:37
Përputhen zhvillohet në Skype/ Antoneta bën deklaratën e papritur për Lulzimin

“E Diell” me rubrikat e saj edhe këtë fundjavë ishte aty për ju. Përputhen është rubrika që hap këtë spektakël. Ndonëse realizimi nuk ishte siç do herë për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria në lidhje me kronavirusin, takimet dhe lidhja me “Skype” me disa nga konkurentët nuk munguan. Një nga tre takimet e realizuara këtë javë, ishte edhe ai mes Antonetës dhe Lulzimit.

17:29
Gjermani/ Gjithnjë e më shumë të rinj të prekur nga Koronavirusi

Rinia feston party dhe nuk e vret shumë mendjen për masat kundër koronavirusit, pasi mendon, se ajo nuk i prek të rinjtë. Por në shtretërit intensivë të spitaleve gjermane po trajtohen gjithnjë e më shumë pacientë të rinj.

17:19
Mjeku i njohur denoncon skandalin e madh/ Ky mesazh është i dëmshëm për situatën që po kalojmë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka zbuluar një skandal ku po përdoret emri i tij. Në rrjet po qarkullon një mesazh ku shkruhet se duhet të vetëkarantinohesh pasi një person i familjes tënde ka dalë i prekur nga CoVid-19.

17:02
Rrëfehet nëna 28 vjeçare e diagnostikuar me koronavirus: Ishte e tmerrshme! Kam frikën se infektoj…

Një nënë 28 vjeçare nga Britania, ka zbuluar se pasi u “pushtua” nga koronavirusi ndihej sikur kishte “djallin brenda saj”. Jamie Baggett, nga Loughton, Essex i Britanisë, prej kohësh vuan nga astma dhe e kishte të nevojshme ndihmën e oksigjenit në momentin që mësoi se ishte mbartëse e virusit korona.

16:47
Shifra të frikshme edhe nga Spanja, rritet numri i vdekjeve me 27%

Shifra të frikshme na vijë edhe nga Spanja në këto ditë të vështira ku e gjithë bota është përfshirë nga pandemia e Koronavirusit.

16:45
Pandemia e Koronavirusit, si u gjunjëzua bota e sportit

Pandemia e Koronavirusit pati një ndikim të menjëhershëm në botën sportive, sa detyroi të gjitha Federatat e disiplinave të ndryshme të ndërpresin evenimentet madje edhe stërvitjet e skuadrave.

16:44
Rama publikon videon, ushtria në dy fronte: Në mbrojtjen e popullit nga tradhëtarët dhe operacion humanitar

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga aksioni i ushtrisë e cila është ndarë në dy fronte. Njëri front siç shkruan Rama është ai i përfshirjes në operacionet humanitare, ndërsa tjetri në mbrojtjen e popullit nga tradhëtarët.

16:18
Rina “thumbon” On Records, këshillë fansave: Kurrë mos bëni kontratë me shtëpi diskografike!

Largimi i Rina Balaj nga “On Records” u shoqërua me shumë thashetheme e polemika, madje përfaqësuesja e shtëpisë diskografike Edona Gashi tha se reperja i kishte mashtruar, kur tha se kishte nevojë për pak pushim nga muzika, e në fakt u shkëput thjesht për të vazhduar karrierën solo, me të dashurin e saj

15:30
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoni, rezultoi pozitive vetëm pasi humbi jetën

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në Maqedoni tashmë kemi rastin e parë të vdekjes nga virusi korona. Bëhet fjalë për një grua 57 vjeçare nga Kumanova.

15:20
Theu rregullin për të qëndruar në banesë dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë

Në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, gjatë patrullimeve për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, paraditen e sotme, në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikes”, kanë konstatuar një këmbësor që lëvizte me këmbë.

14:50
Publikohet blerja 2.5 mln euro e pajisjeve mbrojtëse për mjekët, Spahia: Qeveria e papërgatitur

“Që në fillim të muajit Shkurt, Opozita dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi që të merren menjëherë masa për të pajisur stafin mjekësor me pajisje mbrojtëse të domosdoshme, për të përballuar situatën e pritshme me koronavirus”, shprehet Bardh Spahia, në një postim në Facebook.

14:50
“Lëvizja për transport dhe furnizim mallrash ushqimore”/ Rama sqaron qytetarët

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje shqetësimeve të qytetarëve mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:.

14:42
Kosovë/ Thaçi ngushëllon familjarët e viktimës nga koronavirusi

Presidenti i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes nga Dumnica e Podujevës, ku anëtari i familjes 82-vjeçari vdiq sot si shkak i virusit COVID-19. Hashim Thaçi ka bërë thirrje për të qëndruar të mbyllur në shtëpi duke zvogëluar mundësinë e përhapjes më të madhe të virusin korona.

14:36
Gratë e njohura shqiptare mesazh mjekëve: Po shpëtoni Shqipërinë, po na tregoni se nuk i ka humbur shpresat

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë bashkë gra shkrimtare, studiuese, botuese, profesore në një mesazh drejtuar mjekëve.

14:27
Covid-19 në Afrikë, mbi 1 mijë raste në kontinent!

Deri pak javë më parë, shumëkush pyeste përse koronavirusi nuk po shfaqet kërcënueshëm në Afrikë dhe çfarë ka ky kontinent që po mbetet jashtë trendit në pjesë të tjera të globit.

14:22
Shpresë mes krizës, anët pozitive të koronavirusit

Këto janë kohë të zymta për njerëzit në të gjithë botën me koronavirusin që vazhdon të përhapet.

14:18
Zgjidhni ju programin e Top Channel, votoni në sondazh

Duke nisur nga e hëna, 23 mars dhe në vazhdim, programacioni i Top Channel do të ndryshojë duke u adaptuar me nevojën që kanë njerëzit e mbyllur në shtëpi për më shumë informacion.

14:13
Covid-19/ Qeveria miraton ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për vitin 2020

Në kuadër të përballimit dhe kapërcimit me sukses të situatës së shkaktuar nga COVID 19, Këshilli I Ministrave ka miratuar propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për Vitin 2020.

14:02
Evropa dhe SHBA, të mbërthyera nga ethet e Covid-19!

Bilanci i koronavirusit në botë është momentalisht rreth 300 mijë të prekur dhe 13 mijë viktima.

13:56
Koronavirusi në Itali, Lombardia forcon masat!

Rajoni italian i Lombardisë ka marrë masa më të rrepta në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

13:50
Videoja e momentit/ Shihni se si qytetari i fshihet policisë në Tiranë

Kjo video që duhet thënë është edhe komike, tregon se si një qytetar i fshihet policisë.

13:50
Policia nuk fal në Shkodër, 20 gjoba ndaj bizneseve dhe qytetarëve në rrugë

Raportohen rreth 20 masa ndëshkuese të vëna në Shkodër (saktësisht 3 në Malësi të Madhe), kryesisht për shkelje të akteve normative në bare, restorante, moszbatimin e vetëkarantimit, e të tjera.

13:37
Lleshaj: Nuk është kohë relaksi e shëtitjesh, nesër dilni vetëm për nevojat më jetike!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu inspektime mbi zbatimin e masave për karantinën në të gjithë vendin, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu:

13:33
Rama: Po bëjmë një luftë ku fiton ai që qëndron më shumë në shtëpi, mos na turpëroni!

Në video mesazhin e tij kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe incidentin me videon e djeshme që ai postoi në facebook.

13:28
“Shohin videot dhe flasin për show”/ Rama shpërthen ndaj komenteve negative: O ju marrtë e mira…

Kryeministri Edi Rama doli në një video mesazh si çdo ditë për të dhënë mesazhe të reja, ku bëri thirrje për respektimin rigoroz të masave.

13:13
“Kryeministri dhe papagajtë që e rrethojnë”/ Mustafa: Gabim që mbështeta këtë koalicion

Përmes një postimi në Facebook, pas lajmit për ndarjen nga jeta të viktimës së parë nga Covid-19 në Kosovë ka reaguar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili shprehet se nisur nga reagimi i kryeministrit dhe “papagajve që e rrethojnë” lidhur me situatën e pazakontë, i vjen ta gjykojë veten që përkrahu “këtë koalicion me këta njerëz që s’kanë asnjë përgjegjësi për pozitat që i mbajnë “.

13:12
Përse Italia? Faktorët pas katastrofës së Covid-19

Përse Italia? Shumë njerëz pyesin veten përse vendi i bukur mesdhetar është bërë epiqendra e re e pandemisë së koronavirusit.

12:59
Strategjia e Izraelit/ Të izolohen gjyshërit për t’i shpëtuar

Rreth 945 izraelitë kanë testuar pozitivë për koronavirusin e ri, deri mëngjesin e të dielës, ndërsa shifrat vazhdojnë të rriten.

12:53
Një tjetër person pozitiv për covid-19 në Durrës, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri

Një 51-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj testit për Covid 19, duke e çuar në 6 numrin e të infektuarve në Durrës, përfshirë dhe viktimën e parë të këtij virusi.

12:53
Gjobiten biznese dhe shoferë/ Shkelën orarin për mbyllje dhe lëvizën me mjetet e tyre pa leje

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

12:46
Covid-19/ Apel nga fëmijët: Babi im është infermier, ai rri në spital dhe ju rrini në shtëpi

Kjo nuk është pamja që do donim të shihnim sot, në një ditë të bukur pranvere plot me diell.

12:44
Mozzik publikon pamje pas tërmetit në Kroaci: Bëhu i fortë Zagreb

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur sot (e diel) nga një tërmet i fuqishëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në objekte, gjersa i ka detyruar banorët të dalin jashtë ndërtesave të tyre.

12:36
Rritet numri i të prekurve nga Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 29 të prekur në 24 orët e fundit

Është rritur në 29 numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të prekurve në vend në vend në 114.

12:28
Shkelin rregullat e izolimit/ Berat, “fanatikët” e kafes s’heqin dorë, shkojnë e pijnë te komshijtë

Ashtu si Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri apo Vlora, edhe Berati, paraditen e sotme Berati është karakterizuar nga një qetësi e pazakontë, prej urdhrit të ri të ndalimqarkullimit,

12:16
Durrës/ Dolën për peshkim, shoqërohen nga policia kufitare babë e bir

Babë e bir na Durrës kanë thyer masat e ndalimqarkullimit në det, shoqërohen nga policia kufitare.

12:12
Humor në karantinë! Si po kalojnë ditët e izolimit në një familje në Shkodër

Beteja me Koronavirusin fitohet duke respektuar vetëkarantinën, duke u kujdesur për veten dhe familjarët, por edhe me optimizëm dhe humor.

12:00
Përsëri në serinë A/ Maldini dhe Dybala me covid-19

Coronavirusi vazhdon të zgjasë tentakulat e tij në futbollin italian. Këtë radhë është Milani që e ndjeu praninë e këtij virusi të frikshëm dhe më konkretisht familja Maldini.

11:50
Video/ Elbasani i boshatisur si asnjëherë më parë

Qyteti i Elbasanit sot është zgjuar i boshatisur si asnjëherë më parë.

11:46
Abuzimi me çmimet/ Procedohen penalisht 8 administratorë subjektesh dhe ndëshkohen me masë administrative 6 të tjerë

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

11:44
“Për herë të parë pas 800 vitesh s’mund të shtrëngojmë duart!”/ Baba Mondi mesazh sensibilizues

Në festën e Sulltan Novruzit, Kryegjyshi Edmond Brahimaj ka përcjellë një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj, teksa lutjet e tij kanë shkuar edhe për dy viktimat e COVID-19.

11:33
Niset drejt Infektivit një 45-vjeçar/ Mbërriti dje nga Kakavija, thotë se u infektua në burgun e Greqisë

Një 45-vjeçar nga Bulqiza që mbërriti dje natën nga Kakavija është nisur me autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.

11:32
Covid-19/ Shkon në 89 numri i të prekurve në vend, tre raste të reja në Korçë

Ka shkuar në 89 numri i të prekurve me covid 19 në vend.

11:27
Covid-19 në Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë propozon masa të reja

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia propozon masa të reja të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik, respektivisht kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

11:16
Covid-19, Kosova shënon viktimën e parë!

Në Kosovë është shënuar viktima e parë si pasojë e virusit Covid-19.

11:12
Shqipëria dhe bota pa sport/ Efekti koronavirus

Coronavirusi pati një efekt të menjëhershëm edhe një botën sportive, madje ndikimi ishte kaq i madh saqë detyroi të gjitha Federatat e disiplinave të ndryshme të ndërpresin evenimentet madje edhe stërvitjet e skuadrave.

11:07
Humb jetën një fëmijë/ 3 tërmete të fuqishme goditën sot Kroacinë, Meta mesazh ngushëllues

Pasi mëngjesin e sotëm, 3 tërmete të fuqishme goditën Kroacinë, në harkun kohor të 2 orëve, ku aktualisht raportohet i vdekur një fëmijë 15-vjeçar, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka postuar një mesazh ngushëllues në Facebook.

11:03
Pamje me dron/ Në Bulqizë, në rrugë vetëm policët

Këto pamje me dron vijnë nga Bulqiza.

10:50
Tirana në izolim total/ Rruga e Durrësit dikur vs. Rruga e Durrësit sot

Kushdo që sjell ndërmend zonën e zhurmshme të “Rrugës së Durrësit” në kryeqytet, me jetën që gëlonte, makinat dhe trafikun e pashoq, këto pamje të realizuara paraditen e sotme do t’i duken thuajse surreale.

10:39
Mjeku Tritan Kalo apel: Rrini në shtëpi që të mos kemi skenarin e Italisë

Në një bisedë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mjeku i Shërbimit Infektiv prof. Tritan Kalo është shprehur se vetëm përforcimi i masave në vendin tonë dhe ndërgjegjja individuale për të respektuar largimin social, mund të shmangë skenarët e ngjashëm me Italinë për infektimin nga COVID-19.

10:31
Ruçi, mesazh në Ditën e Sulltan Nevruzit: Besimi, sakrifica e shpresa, trashëgimi e vyer e Bektashizmit

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh për besimtarët bektashianë dhe të gjithë shqiptarët, me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit.

10:25
“Dielli i shpresës dhe mirësisë shndrittë të sotmen dhe të nesërmen”/ Basha uron festën e Sulltan Novruzit

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar festën e Sulltan Novruzit.

10:24
Kryebashkiaku i Kremones pozitiv me covid-19: Tani në karantinë

Kryetari i bashkisë së Kremones, Gianluca Galimberti, ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

10:17
Nuk respektuan oraret/ 154 shtetas të gjobitur në të gjithë vendin, njërit iu gjet edhe drogë

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

10:11
Pamje me dron/ Qytet “fantazmë”, Fieri si asnjëherë më parë!

Urdhri i ri i ndalimqarkullimit ka sjellë një “paralizim” total të qytetit të Fierit.

10:08
COVID-19, Xhaçka sigurohet për shëndetin e ushtarakëve shqiptarë në vendet e prekura

Rreth 500 ushtarakë shqiptarë dhe familjarë të tyre, por edhe studentë që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s, gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës apo përfaqësitë tona diplomatike.

09:45
Flet tekniku radiolog i spitalit të Cremonas, i mbijetuar nga koronavirusi: Nga fundi i janarit pneumoni anormale te shumë të rinj

“Unë nuk mund të them se si e kontraktova covid-19, por unë isha ndër rastet e para në Kremona dhe mendova se do të vdisja.”

09:41
2 simptoma të tjera të Covid-19/ Eksperti anglez: Humbja e nuhatjes dhe shijimit!

Nirmal Kumar, otorinolaringolog britanik shprehet se krahas kollës së thatë apo etheve, dy simptoma të tjera të Covid-19 mund të jenë edhe humbja e nuhatjes dhe shijimit.

09:32
Shqipëria në izolim total/ Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia, gjithçka e mbyllur

Shqipëria është në izolim total, nga dita e djeshme, e shtune në orën 13:00, sot gjatë gjithë ditës deri në 05:00 të mëngjesit.

09:21
Helmohen me alkool! Dëgjuan se të mbron nga koronavirusi, vdesin dhjetëra persona në Iran

Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Iran, pasi janë helmuar me alkool.

09:18
Meta uron festën e Sulltan Novruzit: Zoti qoftë me ne gjithmonë! Së bashku do t’ia dalim!

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot festën e Sulltan Novruzit.

08:59
3 tërmete të fuqishme në Kroaci, mësoni magnitudën dhe epiqendrën

3 tërmete të fuqishme kanë rënë në Kroaci në harkun kohor të 2 orëve.

08:54
“Kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore”/ Italia mbyll të gjitha aktivitetet prodhuese dytësore, hapur farmacitë dhe supermarketet

Në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm supermarketet dhe farmacitë, për të mundësuar plotësimin e nevojave jetike të njerëzve, ndërkohë që çdo aktivitet prodhues dytësor do të mbyllet.

08:39
Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Real Madridit

President i Real Madridit, përgjatë viteve 1995-2000, Lorenco Sanz ka ndërruar jetë prej koronavirusit.

08:28
Covid-19/ Rrugët bosh, patrulla policie gjatë gjithë natës në Tiranë e Kamëz

Masat e reja, të ndërmarra në vijim të përforcimeve për frenimin e mëtejshëm të Covid-19 në Shqipëri kanë sjellë boshatisje totale të rrugëve.

08:04
Rikthehen vranësirat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat gjatë pasditës do të shtohen ku në zonat malorëe do sjellin reshje shiu.

07:29
Rritet bilanci, 21 të vdekur dhe 947 të infektuar nga koronavirusi në Turqi

Turqia ka konfirmuar 12 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21. Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi se të vdekurit nga koronavirusi janë të moshuar.

07:02
Proteina kundër plakjes, garancia e shëndetit

Është një fakt i thjeshtë. Me kalimin e viteve, ne humbim muskujt dhe forcën. Sa herë ju ka ndodhur të keni parë një të afërm të zvogëluar në masë trupore? Ka edhe një term mjekësor për këtë – sarkopeni. Ajo rrjedh nga fjalët greke “sarcos” (mishi) dhe “penia” (mungesa). Përllogaritjet e humbjes së muskujve me moshën, variojnë nga 8 për qind në rreth 50 për qind të muskujve tanë.

06:49
COVID-19/ Këshillat e ekspertëve për pacientët që vuajnë nga mëlçia

Pavarësisht nivelit të lartë të infeksionit të njerëzve në mbarë globin, virusi COVID-19 rrethohet nga shumë paqartësi dhe pikëpyetje. Ajo që dihet deri më tani është se njerëzit që vuajnë nga disa sëmundje kronike, si ajo e zemrës, veshkave, mushkërisë, diabeti janë më të predispozuar të infektohen. Ekspertët kanë paqartësi mbi ndikimin e COVID-19 në organet e tjera siç është mëlçia.

06:06
Propaganda ruse kundër Evropës në kohën e virusit Corona

Transmetuesi rus i lajmeve “Sputnik” pohon, se virusi Corona është zbuluar në Letoni, sepse “atje ka shumë biologë dhe farmacistë të talentuar”. Burimet tjera të afërta me Kremlinin thonë, se virusi është krijuar në laboratorin britanik ushtarak “Porton Down”, afër Salisbury.

05:35
Shkon në 85 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 85. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës të shtunës janë regjistruar edhe 9 raste të reja me Covid-19. Raste me koronavirus deri më tani janë regjistruar në Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.

05:14
Katër shtete të fuqishme në SHBA lëshojnë urdhërin: Qëndroni në shtëpi

Nju Jorku dhe Illinois, të premten u janë bashkëngjitur Kalifornisë me kërkesën ndaj dhjetëra miliona njerëzve të qëndrojnë në shtëpi si masë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

04:31
SHBA: Mungesë kritike e pajisjeve mjekësore në spitale

Në të gjithë SHBA-në po vihet re një mungesë kritike e furnizimeve me pajisje mjekësore, përfshirë shtupa pambuku për teste, maska mbrojtëse, veshje kirurgjikale e dezifektues për duart. Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press” një situatë e tillë mund të jetë e lidhur me një rënie të papritur të importeve, kryesisht nga Kina. Të dhënat tregojnë se rënia e dërgesave në pajisje mjekësore nisi në mes të muajit shkurt, pas situata e krijuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Kinë, e detyroi këtë vend të mbyllë fabrika e porte.

04:08
Trump përplaset me reporterët për koronavirusin: Si s`keni turp?

Donald Trump u përplas me gazëtarët gjatë konferencës së tij të përditshme ku raportohet mbi situatën për koronavirusin, duke shkuar aq larg sa ta quante korrespondentin e NBC News Peter Alexander një “reporter të tmerrshëm”.

03:33
Koronavirusi, SHBA-Kinë vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë fajësuar njëra-tjetrën për përhapjen e koronavirusit, duke rënduar kështu më tej marrëdhënien e vështirësuar nga lufta tregtare. Presidenti Donald Trump vazhdon ta quajë virusi kinez, duke sugjeruar se po vepron kështu për t’iu kundërvënë propagandës së Pekinit. Kjo mund të sinjalizojë për tensione të mëtejshme, ndërsa dy vendet po përpiqen të vënë nën kontroll pandeminë. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara.

03:09
Kalifornia dhe Nju Jorku në “izolim”, për shkak të COVID-19

Dy shtetet më të populluara në Amerikë kanë marrë vendim për izolim total. Përjashtim do të ketë vetëm në rastet kur lëvizjet janë të domosdoshme. Masa pasojnë veprimet e administratës Trump për të tejkaluar krizën e shëndetit publik ndërsa ligjvënësit po përpiqen të arrijnë marrëveshje që do të ndihmonte ekonominë amerikane të dëmtuar nga përhapja e koronavirusit. Rrugët e Kalifornisë janë bosh… afro 40 milionë njerëz janë të izoluar. Një urdhër i ngjashëm është dhënë edhe në Nju Jork. “Mundësia jonë e vetme është që të ulim nivelin e përhapjes së virusit”, thotë Andrew Cuomo, guvernator i Nju Jorkut.

02:45
COVID-19, SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve

Në Nju Jork guvernatori Andrew Cuomo tha të shtunën se zyrtarët e shtetit po bëjnë përpjekje për të siguruar furnizime me pajisje të nevojshme mjekësore, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rritën mbi 10,000 në mbarë shtetin. Autoritetet po shqyrtojnë katër vendndodhje të mundshme për ngritjen e spitaleve të përkohshëm, të cilat do të administrohen nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë.

02:14
Dorëzohen dhe britanikët, mbyllen pub-et dhe restorantet, ekspertët: Distancimi social, shpëtimi i vetëm!

Bare, pub-e, restorante e teatro po mbyllen në mbarë Britaninë mes përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri Boris Johnson duket ka hequr dorë nga ideja e “ imunizimit të turmës”, strategjia që lejon përhapjen e virusit me qëllimin që njerëzit të krijojnë imunitet.

01:40
Ndahet nga jeta Kenny Rogers, Legjenda e muzikës amerikane u shua në moshën 81 vjeçare

Legjenda e muzikës amerikane Kenny Rogers ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare. BBC raportoi se këngëtari u shua në shtëpinë e tij për shkaqe natyrore”.

01:02
Solidaritet me të prekurit, sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor flet me deklaratë

Masat për pajisjet mbrojtëse të personelit shëndetësore duhet të ngrihen në nivelin më të lartë, tha në një deklaratë Sindikata e Punonjësve të Shërbimit shëndetësor, që në të njëjtën kohë shprehu solidaritetin me të gjithë të prekurit me koronavirus.

00:37
Test i shpejtë për koronavirusin/ Genkort do të sjellë sasi të konsiderueshme në Shqipëri

Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e një virusi është zbulimi i tij në kohë. Tamponët apo testet që ofrojnë autoritetet shëndetësore shtetërore zakonisht në shumë vende po apilohen vetëm për ata që shfaqin simptoma të rënda.

00:07
Rritet bilanci, shkon në 31 numri i të infektuarve nga koronavirus në Kosovë

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Sipas autoriteteve numri ka shkuar në 31 raste në total.

E shtunë, 21 Mars 2020
23:33
I zhgënjyer nga Milani, Ibrahimovic mendon tërheqjen nga futbolli!

Zlatan Ibrahimovic var këpucët në gozhdë. Një lajm i bujshëm vjen nga Italia lidhur me të ardhmen e bomberit suedez.

23:11
U paralizua 20 vite më parë, Andi Lila i dhuron një shtëpi të re futbollistit legjendar

Secili nga ne gjithmonë ka pasur në fëmijëri një idhull që e ka frymëzuar të cilit ka dashur t’i ngjajë, që të bëhet si ai ose ajo. Rrallë herë ndodh që një personazh publik por edhe një futbollist profesionist të surprizojë idhullin e tij të fëmijërisë. Ishte pikërisht Andi Lila i cili kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të takuar për herë të parë idhullin e tij të fëmijërisë, ish-futbollistin Altin Rrica.

22:17
Do dilte fshehurazi nga konvikti për të blerë pije për ditëlindje, bie nga kati i tretë dhe ndërron jetë 19-vjeçarja

Tatiana, një studente 19-vjeçare ruse nuk mund të priste deri në mëngjes për të festuar ditëlindjen e saj dhe lidhi disa çarçafë bashkë dhe tentoi të zbriste nga dritarja.

22:16
Sakrifikoi gjithçka për familjen e saj, ata kanë një mesazh të rëndësishëm për të

Familja është baza themelore e çdo shoqërie, është shtylla kryesore ku ne formësohemi, ku marrim dashurinë dhe ngrohtësinë e nevojshme dhe ku gjithmonë mbështetemi dhe gjejmë përkrahje për të përballuar sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet. Por çdo familje shpeshherë ka problemet e veta ekonomike me të cilat përballen të gjithë pjesëtarët.

22:15
PO! Mund të riinfektohen përsëri me Koronavirus. Virusi tek disa persona krijon probleme në zemër

Dr. Mario Ademaj është larguar bashkë me familjen e tij në vitin 1999 nga Shqipëria. Ai prej vitesh është i angazhuar në disa nisma humanitare për vizita mjekësore për shumë grupmosha, gjithashtu ka realizuar disa nisma ne Shqipëri dhe Kosovë me vizita falas për shumë bashkatdhetarë.

22:15
Kryepeshkopi Anastasi: Vëllezërit dhe motrat e mi të shtrenjtë, rezistencë ndaj pandemisë

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, nëpërmjet një letre u është drejtuar shqiptarëve me një letër. Ai ka kërkuar nga të gjithë që të respektojnë rregullat që janë vendosur.

21:53
Raporti i 24 orëve në Francë, 112 viktima

Europa është thuajse e gjitha në krizë për shkak të Koronavirusit dhe numri i vdekjeve po rritet me hapa shumë të mëdha në shumë shtete.

21:44
Ish-aktorja, tashmë pornostare sheh rritje të ardhurash nga izolimi i njerëzve prej koronavirusit

Aktorja amerikane e filmave për të rritur ka parë një rritje të ardhura teksa audiencat kërkojë largime të vëmendjes gjatë karantinës së koronavirusit.

21:27
Super Lajm nga Manastirliu/ Shërohet edhe pacienti zero

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se është shëruar plotësisht edhe pacienti zero.

21:23
E paragjykonin për zgjedhjen që kishte bërë, njerku merr surprizën e madhe nga vajza që rriti

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona një histori ndryshe nga gjithë historitë e trajtuara më parë. Kjo ishte historia e Gracielës e cila  pas divorcit të prindërve ishte rritur nga njerku, Xhevdeti.

21:07
Koronavirusi vret 27 vjecaren disa ditë pas lindjes, mori infeksionin nga e ëma

Një grua në Poloni që kishte lindur disa ditë më parë është viktima më e re nga epidemia e koronavirusit vrasës, pasi u infektua nga nëna e saj që ishte kthyer nga Italia.

20:59
Frikë tek Milan/ Maldini dhe djali i tij me koronavirus

Drejtori i Milanit Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel kanë dalë pozitivi në testin e koronavirusit.

20:52
OBSH me deklaratë të fortë: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm, virusi mund të ju vrasë

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit.“Një prej gjërave që jemi duke mësuar është që njerëzit e moshuar goditen më rëndë, por as të rinjtë nuk kursehen”, deklaroi në Gjenevë mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus.

20:40
Çekia kërkon ndjesë për konfiskimin e gabuar të maskave kineze me destiancion Italinë

Ministria e brendshme çeke dhe autoritetet rajonale të Usti nad Labem lëshuan sot një deklaratë ku kërkonin ndjesë për keqkuptimin në konfiskimin e 101,600 maskave dhe respiratorëve dy ditë më parë, që rezultuan një donacion i Kinës për Italinë në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

20:38
Rasti i tretë tek Juventus/ Dybala dhe e fejuara e tij me koronavirus

Paulo Dybala është futbollisti i tretë i Juventusit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë sulmuesi argjentinas i cili ka konfirmuar rezultatet e testit teksa ka bërë me dije se edhe e fejuara e tij Oriana Sabatini ka rezultuar pozitive dhe gjithashtu është infektuar me Covid-19.

20:32
Shqipëria në karantinë, zonja: Nuk kam lek të blej ushqime

Qytetarët ditën e sotme u janë drejtuar dyqaneve për të marrë ushqime për fundjavë pasi që nga ora 13:00 ka filluar karantina e izolimit total 40 orësh ku asnjë dyqan nuk do të jetë i hapur dhe askush nuk do të lejohet në rrugë. Këtij orari nuk i kanë shpëtuar as furrat e bukës.

20:24
Kina dërgon 1 milionë maska kirurgjie për Greqinë

Dërgesa e pajisjeve mjekësore nga qevera kineze për Greqinë, pas kërkesës urgjente të qeverisë greke mbërriti sot në Athinë me një avion të linjave Air China.

20:16
A kanë mundësi të gjithë fëmijët të marrin mësime online?

Mësimi online sigurisht nuk është efektiv sa mësimi i drejtpërdrejtë dhe interaktiv që bëhet në bangat e shkollës, por është e vetmja zgjidhje në këtë situatë të pazakontë që po kalon, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota.