“50 milionë euro fitim vetëm nga ne”/ Skema e mashtrimit me call center në Tiranë, media greke zbulon se si ranë pre qytetarët e saj: Investonin 500 euro, pastaj…
Presidenti Ilir Meta ka uruar sot festën e Sulltan Novruzit.
“Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!”, shkruan Meta.
Statusi i plotë
Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian!Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në
një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!
Së bashku do t’ia dalim!
Zoti qoftë me ne gjithmonë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar! ??
Top Channel