Frikë tek Milan/ Maldini dhe djali i tij me koronavirus

21/03/2020 20:59

Drejtori i Milanit Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel kanë dalë pozitivi në testin e koronavirusit.

Dyshja bëhen të parët në kampin kuqezinj që dalin pozitivi  me Koronavirsu, megjithëse klubi siguroi që të dy janë mirë.

“AC Milan konfirmon që Paolo Maldini, Drejtori Teknik i klubit, u bë i vetëdijshëm për kontaktin me një person i cili më pas testoi pozitiv për Koronavirus dhe filloi të shfaqte vetë simptomat e virusit,” lexohet një deklaratë në faqen zyrtare të Milanit.

“Rezultati i analizave ishte pozitiv. Djali i tij Daniel, një sulmues në ekipin e të rinjve të Milanit, i cili më parë ishte stërvitur me ekipin e parë, gjithashtu doli pozitiv.

«Paolo dhe Daniel janë të dy mirë dhe kanë përfunduar dy javë në shtëpi pa kontakte me të tjerët. Tani ata do të qëndrojnë në karantinë derisa të shërohen klinikisht, sipas protokolleve mjekësore të përshkruara nga autoritetet shëndetësore.”

Top Channel