Kjo nuk është pamja që do donim të shihnim sot, në një ditë të bukur pranvere plot me diell.

Këtu sot çdo gjë duhet të gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, nga të qeshurat e tyre. Por kjo është e domosdoshme për të mbrojtur ata, për të mbrojtur njër- tjetrin. E duket se janë më të vegjlit që e kanë kuptuar më së miri këtë situatë e bëjnë apel ndaj atyre të rriturve që sot shkelin rregullat.)

“Qëndroni në shtëpi; babi im është infermier. Ai rri në spital, ju rrini në shtëpi. Po të dilni babi im ju thotë stop, ai është polic”, shprehen fëmijët.

E ndërsa jemi në këtë situatë le të përpiqemi të kuptojmë dicka prej saj. Të përpiqemi të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kujdesemi për njëri tjetrin. Të jemi një shoqëri më e dashur dhe më e bashkuar, në dobi të të gjithëve. Ndërsa më të vegjlit duket se kanë marrë rregulla të arta të higjiens përsonale, rregulla të cilat do t’u shërbejnë gjatë gjithë jetës.

Një gjë është e sigurt, edhe kjo situatë do të përfundojë, le të shpresojmë sa më shpejt. E ndërkohë le të mbajmë mend se sa e rëndësishme ishte të qëndronim pranë njëri-tjetrit.

Top Channel