Duke nisur nga e hëna, 23 mars dhe në vazhdim, programacioni i Top Channel do të ndryshojë duke u adaptuar me nevojën që kanë njerëzit e mbyllur në shtëpi për më shumë informacion.

http://top-channel.tv/sondazh/

Kështu emisioni i dashur dhe shumë i ndjekur “Ftesë në 5” me autore Bieta Sulo do të zgjatet live nga ora 17.00 deri në orën 19.00 dhe lajmet kryesore të Top Channel do të nisin në orën 19.00 deri në orën 20.00 çdo ditë javë deri në përfundim të karantinës.

Në këto ditë të vështira për të gjithë shqiptarët Top Channel ka vendosur t’i mbajë të informuar duke transformuar në dobi të informimit të shpejtë dhe të saktë të gjitha emisionet e veta që i janë kushtuar tërësisht situatës së rëndë të Coronavirus.

Në këto çaste që flasim gazetarët, operatorët dhe teknikët, punonjësit e logjistikës së Top Channel janë ende në terren në gjithë Shqipërinë duke sfiduar rrezikun dhe panikun.

Ata do vazhdojnë të jenë në shërbim të publikut vazhdimisht me vetëmohim, por me këtë rast i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve t’ua bëjnë punën më të lehtë dhe pa dyshim autoriteteve të cilët deri më tani kanë treguar indiferencë totale dhe të pashpjegueshme për të mbështetur gazetarët dhe televizonet ndryshe nga çka ndodhur në shumicën e vendeve të prekura me coronavirus në Europë.

Ndërkohë ne do duam që programacioni ynë të përcaktohet nga nevojat dhe kërkesat e njerëzve të të gjitha moshave që janë në shtëpi përfshi fëmijë të rritur apo të moshuar kudo ndodhen.

Prandaj kemi hapur një sondazh në faqen e Web të Top Channel ku mund të votoni për të zgjedhur çfarë doni të shikoni, Lajme, Filma, Emisione muzike apo spektakle. Zgjidhni në faqen tonë dhe top channel do ta rindërtojë programacion e tij në bazë të dëshirave tuaja.

Ju faleminderit dhe mos harroni që jemi çdo çast në shërbimin tuaj. Me Top Channel nuk do jeni kurrë vetëm.

Top Channel