Solidaritet me të prekurit, sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor flet me deklaratë

22/03/2020 01:02

Masat për pajisjet mbrojtëse të personelit shëndetësore duhet të ngrihen në nivelin më të lartë, tha në një deklaratë Sindikata e Punonjësve të Shërbimit shëndetësor, që në të njëjtën kohë shprehu solidaritetin me të gjithë të prekurit me koronavirus.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha sindikatave simotra që në zbatim të kushteve kontraktuale duhet të reagojnë dhe të monitorojnë duke asistuar në zbatimin e ligjit dhe të jenë forcë mbështetëse krahas institucioneve të specializuara të shtetit në përballje të kësaj situate. Të koordinojnë propozimet e tyre duke komunikuar paraprakisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për tu angazhuar në cdo lloj forme, mënyre apo tipi.” thuhet ndër të tjera në deklaratë.

“Duke u nisur nga situata emergjente problematike që vendi ynë po kalon në lidhje me Pandeminë nga COVID-19, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor deklaron solidaritetin me të gjithë të prekurit nga ky virus dhe vecanërisht me stafin mjeksor i cili është infektuar gjatëofrimittë shërbimit të tyre të kualifikuar tek pacientëte infektuar. Ne konfirmojmë gadishmërinë për të trajtuar e për ti shërbyer maksimalisht cdo të sëmuri që ka nevojë për ktë ndihmë.

Këto ngjarje tregojnë edhe një herë se masat për pajisjet mbrojtëse që duhet të përdoren nga personeli shëndetësor, duhet të ngrihen në një nivel më të lartë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor që, ndërkohë që angazhohen maksimalisht në dhënien e ndihmës pacientëve përmes veprimeve dhe procedurave mjekësore të kujdesshme, sipas udhëzimeve të OBSH, CDC dhe ECDC, të përmbushin edhe obligimin që ata kanë për plotësimin e të gjitha standarteve profesionale me qëllim ruajtjen dhe sigurimin e shëndetit dhe të jetës tyre. Punonjësit e Shërbimit Shëndetësor janë një aset i pa zëvendësushëm në një moment të tillë. Garantimi i të gjitha masave të nevojshme për ruajtjen e shëndetit dhe të jetës së tyre përvecse përbën një detyrim, i shërben jo vetëm personelit dhe familjeve të tyre, por edhe pacientëve të tjerë që do kenë nevojë për kujdesin e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë e që pritet të zgjas.

Këto ngjarje tregojnë që shqetësimi i kësaj Sindikate drejtuarstrukturave drejtuese qëndrore dhe lokal, në lidhje me sigurimin e mjeteve mbrojtëse për personelin kundër ekspozimit,ka qenë i drejtë dhe tashmë edhe më i ndjeshëm dhe i mprehtë, pasi në të gjithë Komunitetin Europian dhe më gjerë nevoja për këto mjete mbrojtëse është e madhe dhe sigurimi i tyre edhe më i vështirë.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha sindikatave simotra që në zbatim të kushteve kontraktuale duhet të reagojnë dhe të monitorojnë duke asistuar në zbatimin e ligjit dhe të jenë forcë mbështetëse krahas institucioneve të specializuara të shtetit në përballje të kësaj situate. Të kordinojnë propozimet e tyre duke komunikuar paraprakisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për tu angazhuar në cdo lloj forme, mënyre apo tipi.

U bëjmë thirrje strukturave drejtuese, të dëgjojnë propozimet që vijnë prej specialistëve të kësaj fushe dhe eksperiencës që vjen nga shtetet që e kaluan më rëndë këtë situatë, në lidhje me rritjen e performancës së mbrojtjes individuale të Punonjësve Shëndetësor.

Gjithashtu të bëhet kujdes me personelin vullnetar të pa trajnuar, i cili mund të mbulojë reparte ose pavjone të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me COVID-19 dhe të zëvendësojnë personelin shëndetësor që do mund të trajnohet paraprakisht dhe të spostohet drejt vijës së parë të frontit me COVID-19.

Ne u bëjmë thirrje cdo individi brenda kufijve tanë, për të respektuar dhe zbatuar thirrjes për të qëndruar brenda me qëllim që të mund të ndërpresim zinxhirin e trasmetimit të këtij infeksioni për të lehtësuar sadopak vuajtjet dhe humbjet e të dashurve tanë dhe lehtësimin e punës së bluzave të bardha. Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor”- shkruan Sindikata Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor.

Top Channel