Rama: Po bëjmë një luftë ku fiton ai që qëndron më shumë në shtëpi, mos na turpëroni!

22/03/2020 13:33

Në video mesazhin e tij kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe incidentin me videon e djeshme që ai postoi në facebook.

“Dje postova një video ku një mik më tha që ishte nga Spanja, doli që ishte nga Algjeria, dhe reaguan të gjithë ata që e dini mirë kush janë, gabimi është pjesë e jetës e punës tonë. Më falni që rashë pre e qytetarit digjital.

Qëllimi i postimit të asaj videoje gjithsesi nuk ndryshon, ne nuk do lejojmë askënd që radhën nuk e respekton dhe që xhirot janë të patolerueshme në këtë kohë.

Duhet të adoptohemi urgjent me orarin e ri. Bëni çmos që askush në familjen tuaj të bëj gjërat si duhet, kjo është luftë. Po bëjmë një luftë ku fiton ai që qëndron më shumë në shtëpi, mos na turpëroni”, tha Rama.

Top Channel