14:56
Veliaj takon homologët e Podgoricës dhe Shkupit, Vukoviç-Shilegov: Tirana qytet i mrekullueshëm evropian
Tirana, Podgorica dhe Shkupi hapin një faqe të re bashkëpunimi mes tyre, çka do të përkthehet shumë shpejt në projekte konkrete. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kreun e Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviç dhe kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, të cilët vizituan Tiranën në kuadër të punimeve të Forumit “17 + 1”, një takim mes kryebashkiakëve të kryeqyteteve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.