Gjithçka në familje! Rrëfime ekskluzive dhe marrëdhënie që shkojnë përtej ekranit vetëm në “Shiko Kush LUAN”

26/10/2019 12:56

E shtuna mbrëma rezervon surprizat më të këndshme me spektaklin “Shiko kush Luan” ku lojërat, humori dhe rrëfimet ekskluzive të personazheve me në zë të momentit janë kryefjalë. Këtë javë, gjithçka ndodh është në familje.

Pas 3 vitesh pa pranuar asnjë dalje publike, reperi i njohur Mozzik vjen në “Shiko kush Luan” për të thënë të vërtetat e tij. Vëllai i tij, reperi Getinjo do t’i bashkohet emisionit për të sjellë argëtim dhe shumë humor.

Remzie dhe Nexhat Osmani, dy nga zërat më të mirë, tregojnë gjëra që nuk dinim për marrëdhënien e tyre. Lind Islami dhe Venera Lumani do të jenë dy të ftuarit që do të vërtetojnë se dashuria e tyre nuk është vetëm romantike por ka edhe detaje që i zbulon babai i Lindit, këngëtari Bedri Islami, i cili pas shumë vitesh interpreton live, “Gocë pejane”.

Rrëfime ekskluzive, lojëra, torta në fytyrë, paintball, muzikë nga Fifi dhe banda e Top Channel, humori i padiskutueshëm i kapitenëve Flor Binaj dhe Rezart Veleshnja së bashku me energjinë e “të zonjës së shtëpisë” Luana Vjollca, na ftojnë këtë të shtunë në orën 21:00 në një “Shiko kush Luan” që nuk duhet humbur!

Top Channel