Presidenti i Republikës Ilir Meta në konferencën e mbajtur së bashku me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski hodhi disa akuza për jo-në që morëm për hapjen e negociatave.

“Disa këshilla nuk ishin të reja për ne. Mos dëgjimi i këshillave nga ana jonë për të bindur dhe ndërmjetësuar liderët e BE-së bëri të mundur dallimin mes progresit të Maqedonisë së Veriut dhe progresit që duhet të bënim ne.

Disa gjëra nuk kanë qenë të reja për ne, qoftë pretendimet e Hollandëes, dhe problemet me emigracionin që tha Franca. Këto vërejtje të tyret duhet t’i bashkohen këshillave të Bundtestagut dhe të vazhdojmë përpara.

Mesazhi ynë është dhe do të jetë shumë i qartë. Ne kemi vetëm një alternativë, shikojmë vetëm një alternativë dhe punojnmë vetëm për një alternativë, që është anëtarseimi në BE që i shërben rajonit dhe mbarë kontinentit.

Duhet të bëjmë reflektim. Maqedonia e Veriut e ka bërë një refletim sipas mënyrës së tyre dhe që tregon pjekuri politike. Ne duhet të kemi parasysh vërejtjet e disa vendeve si Franca, Danimarka dhe Hollanda, ta lexojmë mirë raportin”- tha Meta në konferencë.

Top Channel