Gjirokastra e ndarë më dysh! Kjo ishte situata pak më parë në qytet, ku teksa në fshatin Bularat mbahej ceremonia përkujtimore e ekstremistit grek Konstandinos Katsifas, sheshi “Çerçiz Topulli” gëloi nga flamurët kuqezinj dhe këngët patriotike.

Siç mund ta shihni edhe në video, një grup (kryesisht) të rinjsh me djem nga Labëria dhe të ardhur nga Kosova kanë dalë në rrugë duke iu bashkuar frymës nacionaliste që përshkoi Gjirokastrën për minuta të tëra.

Ju kujtojmë se e ëma e të ndjerit reagoi sot me tone të ashpra buzë varrit të të birit.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im!” tha gruaja, një deklaratë kjo që është shoqëruar me duartrokitje.

Katcifas humbi jetën vitin e shkuar ku me armë në dorë qëlloi mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Viktima u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila mori zonën nën kontroll.

Top Channel