Interi do të luajë në orën 18:00 kundër Parmës dhe synon që të marrë fitore për tu ngjitur në vendin e parë, pasi Juventus u ndal në barazim 1-1 kundër Lecces në ndeshjen e luajtur në orën 15:00.

Conte nuk ka bërë surpriza sa i përket formacionit duke luajtur në sulm me Lukaku-Lautaro edhe pse pritej i riu Esposito.

Conte gjithsesi i ka dhënë sërish hapësirë mbrojtësit 20-vjeçar Bastoni dhe ka lënë në stol de Vrij.

Tek Parma është titullar Kastriot Dermarku i cili pas super paraqitjeve me Kombëtaren Shqiptare në ndeshjet e fundit ka fituar vendin e titullarin në ekipin italian.

Kjo është ndeshja e dytë që ai luan nga fillimi në këtë sezon, ndeshja e parë ishte ajo e kaluara ku fituan me rezultatin 5-1 kundër Genoas.

Top Channel