Raportet në mediat britanike për gjendjen në kampin e Al- Hawlit, ku ndodhet dhe 11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha, janë tmerruese.

“The Sun” shkruan se më tërheqjen e kurdëve dhe marrjen e tij nën kontroll nga ISIS-i, atje po masakrohen foshnje e rojet po digjen me benzinë. Anëtarët femra të të ashtëquajturës “policia e moralit” e shtetit islamik, Al-Hisbah, janë lëshuar në një fushatë terrori brenda kampit sirian duke zbatuar ligjet radikale të grupit terrorist mbi popullatën, thotë gazeta prestigjoze. Më shumë se 10 mijë banorë të këtij kampi janë të huaj, përfshirë dhe 30 fëmijë dhe gra shqiptare.

Al-Hisbah thuhet të ketë urdhëruar sulme kundër rojeve, ka djegur tenda, e ka futur kontrabandë armë ndërsa grupi i dhunshëm zotohet të rifillojë Xhihadin. Numri i luftëtarëve të tij të larguar prej andej është rritur ndjeshëm, ndërsa ata që janë kapur sërish, e kanë pranuar se donin të bashkoheshin me militantët islamikë të mbështetur nga Turqia, pretendon “The Sun”.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka konfirmuar raportimet e mëhershme se forca të reja amerikane do të dërgohen në lindje të Sirisë për të mbrojtur fushat e naftës nga ISIS-i, duke theksuar në Siri do të dërgohen edhe automjete të blinduara dhe ndoshta edhe tanke. Komentet e Esper tregojnë se  disa qindra trupa do të dërgohen në rajon, një mision ky i cili do të realizohet pavarësisht faktit se rreth 1 mijë ushtarë amerikane u tërhoqën nga zona në afërsi të kufirit me Turqinë, ku forcat ruse dhe turke po kryejnë tani patrullime të përbashkëta.

Top Channel