Presidenti i Maqedonisë së Veriut bëri një vizitë në Shqipëri ku takoi presidentin e Republikës Ilir Meta. Pas takimit dy presidentët mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.

Franca kërkon partneritet me Maqedoninë e Veriut? A do e pranonit ju këtë qëndrim?- i pyeti të dy presidentët gazetari i Top Channel Muhamed Veliu.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut e quajti atë një retorikë të përdorur nga disa zyrtarë të lartë të BE-së.

Ajo çfarë tha Bashkimi Europian ishte shumë e qartë. Përdori fjalën fqinjësi. Duhet të keni institucione që njohin vlerat bazike demoktarike, kjo duke marrë shembull vendet me demokraci të zhvilluar. Mendoj që të gjitha vendet e rajonit duhet ti thonë jo çdo rruge tjetër përveç asaj të BE-së.

Ndërsa Meta rikthesoi edhe një herë atë që tha më herët ku thekson se edhe pas jo-së për negociatat, ne shikojmë si të vetmen rrugë dhe si të vetmen alternativë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Top Channel