E diel, 26 Prill 2020
15:40
Fotot/ Restorantet në Spanjë të ndara me xham mbrojtës kundër Covid-19

Në kryeqytetin spanjoll, ndarje plastike po instalohen në bare dhe restorante për të garantuar që klientët të ruajnë një distancë sigurie mes njëri tjetrit dhe të evitojnë përhapjen e covid 19.

15:30
Koronavirusi në Itali/ Conte: Në këtë muaj hapim shkollat

Një ‘shije’ e rihapjes do të ndjehet që nga e hëna, më pas vala tjetër do të mbërrijë nga 4 maji.

15:24
Shkencëtari: Pandeminë e koronavirusit e shkaktuam vetë

“Tregtia e paligjshme e jetës së egër dhe dora e rënduar e njerëzimit mbi natyrën, duhen fajësuar për pandeminë e koronavirusit – thotë një shkencëtar i njohur amerikan, sipas të cilit, kjo nuk është hakmarrja e natyrës por është diçka që ne ia kemi bërë vetes.

15:17
Boris Johnson mposht përfundimisht koronavirusin, kjo është data kur rimerr detyrën

ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson mësohet se e ka fituar plotësisht luftën me Covid-19.

15:11
Toka një vend plot me çudira/ Fotot që do t’ju duhet t’i shihni dy herë

Bota është një vend plot më gjëra të çuditshme dhe të papritura. Për këtë gjë biem të gjithë dakord.

15:00
Foto të rralla të princeshë Diana-s, nga dasma tek takimi me Nënë Terezën

Princesha Diana ishte një nga gratë më të fotografuara në të gjithë botën. Çdo lëvizje e saj u dokumentua në vitet 80 dhe 90 nga paparazzët.

14:53
Ramazani ‘në kohë pandemie’/ Si po festojnë myslimanët në botë

Miliona myslimanë në të gjithë botën, po shtrëngohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të festuar ramazanin këtë vit, ndërsa kufizimet e vendosura nga vendet për të penguar përhapjen e koronavirusit kanë mbyllur xhamitë dhe kanë ndaluar tubimet e shumë personave.

14:42
Zbutje e masave të izolimit/ OBSH paralajmëron: Jo ‘pasaportave të imunitetit’ apo ‘certifikatat jashtë rrezikut’

Qeveritë nuk duhet të lëshojnë të ashtuquajturat ‘pasaporta imuniteti’ ose ‘certifikatat jashtë rrezikut’ si mënyrë e zbutjes së masave të izolimit – paralajmëron OBSH.

14:40
Krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor video-konferencë për mposhtjen e COVID-19

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman. Diskutimet ishin të lidhura me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.

14:31
Fotot/ Sulmuesi thyen karantinën dhe bën ‘party’ në shtëpi me 6 modele, revoltohet Everton

Verën e kaluar futbollisti 20-vjeçar i Evertonit, Moise Kean, u ble më bujë të madhe por tashmë duket se Everton është revoltuar me lojtarin.

14:24
Nga nesër lehtësohen masat në “zonat e gjelbërta”/ Manastirliu: Ja si do lëvizni, rregulli për mjetet private

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komunikuar për të gjithë qytetarët lehtësimin e masave duke filluar nga nesër, data 27 prill.

14:15
Lehtësimi i masave nga data 27 prill/ Ja lista e bizneseve që mund të rinisin aktivitetin

Ministrja E Shëndetësisë vjen me një strategji të ndarë në 4 faza për lehtësimin e masave duke filluar nga nesër, ku njoftohet se nga e hëna do të zgjerohet fasha nga 90 min në dy orë për qytetarët.

14:06
Lehtësimi i masave/ Manastirliu: Nga nesër zgjatet fasha orare e daljes me 2 orë

Në një lidhje live në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë ka komunikuar për të gjithë qytetarët lehtësimin e masave duke filluar nga nesër, data 27 prill.

14:06
Flet studenti: Asnjë shqiptarë që studion në Turqi nuk është prekur me COVID-19

Përhapja e pandemisë COVID-19 në mbarë botën ka bërë që shumë shqiptarë të mbesin jashtë vendeve të tyre. Edhe pse në masë më të vogël, edhe Turqia është prekur nga kjo pandemi. E atje ka një numër të madh të shqiptarëve të cilët po ndjekim studimet në universitete të ndryshme.

13:58
Nënkryetari i PD i përgjigjet Ramës: Bizneset po falimentojnë, 2 minuta i mjaftojnë të publikojë kontratat sekrete

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho me anë të një reagimi në rrjetet sociale i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se do t’i duheshin vetëm 2 minuta për të publikuar kontratat e tenderave.

13:49
‘I mbarova punët…’, batutat e Ramës me komentuesin: Mos luaj vendit, fillo e laj xhamat!

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të dielën paradite të dalin për ajrosje nënat dhe fëmijët, duke lënë kështu burrat në shtëpi.

13:42
Humb jetën një tjetër person nga Covid-19 në Kosovë

Një tjetër viktimë është shënuar nga Covid-19 në Kosovë, kështu numri total i të vdekurve ka shkuar në 21.

13:35
Pas 70 ditësh të lirë/ Eksperti izraelit: Ja jetëgjatësia e koronavirusit, ndikon klima

Isaac Ben-Isarel ngriti shumë pikëpyetje kur tha se virusi vdes vetë pas 70 ditësh, me apo pa ndërhyrje. 

13:22
Izraeli lejon rihapjen e disa bizneseve

Izraeli ka lejuar rihapjen e disa bizneseve sot dhe autoritetet thanë se po e shqyrtojnë mundësinë që të rihapin edhe shkollat.

13:11
“Shqiptarët si kavie”/ E vërteta e Solidarity Trial, ku Shqipëria është një nga 100 shtetet pjesëmarrëse

“Solidarity” është një test klinik ndërkombëtar për të ndihmuar në gjetjen e një trajtimi efektiv për COVID-19, i iniciuar nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe partnerët.

13:07
Foto-krahasimet/ Si duken fëmijët e disa prej personazheve më të famshëm në botë

Të jesh bir ose bijë e një personazhi të famshëm ndoshta nuk është e lehtë, kështu që këta pasardhës mund të ndjehen me fat që të mos jenë një fotokopje të prindërve të tyre që janë shumë të njohur.

13:03
731 të infektuar me Covid-19 në Kosovë/ Pritet shtyrja e masave izoluese

Bilanci i të infektuarëve dhe viktimave në Kosovë vijon të rritet nga virusi i ri Covid-19.

13:02
Mashtrimi me maskat/ Pagoi 13 mijë euro, por nuk e mori kurrë porosinë! Në Tiranë shoqërohen dy shitës nga Instagrami

Kohët e kaosit duket se janë periudha të arta edhe për mashtruesit. Një qytetar bëri porosi për maska online, pagoi dhe para por kurrë nuk e mori mallin për të cilin kishte dhënë para.

12:41
Preferohen veprimet e bamirësisë/ Chelsea, jo ulje pagash

Ndryshe nga sa u raportua ditët e fundit, Chelsea nuk do të bëjë reduktim pagash të futbollistëve, siç ishte rekomandimi i Premier League, por u kërkon atyre që të bëjnë bamirësi gjatë periudhës së pandemisë coronavirus. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi londinez.

12:34
Maratona e Londrës, ndoshta vetëm për atletet elitare

Maratona e Londrës e këtij viti mund të lejohet të zhvillohet vetëm me sportistët elitarë.

12:28
‘Me maskë, doreza e xhamat hapur’/ Nesër fillon shërbimi taksi, por ja si do të funksionojë

TIRANË- Nga nesër do të fillojë shërbimi taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit.

12:24
Covid-19/ Arabia Saudite lehtëson masat kufizuese

Arabia Saudite ka lehtësuar disa masa kufizuese sot. Ora policore prej 24-orësh është hequr dhe njerëzit do të lejohen që të lëvizin nga ora 09:00 deri në orën 17:00 sipas kohës lokale.

12:22
Tjetër lajm i mirë/ Edhe 3 infermiere të shëruara në 24 orët e fundit

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 3 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

12:16
50 mln testet e imunitetit/ Britania ka urdhëruar prodhimin, përgjigjia pas 20 minutash

Qeveria në Britani ka urdhëruar prodhimin e rreth 50 milionë testeve të reja të imunitetit si pjesë e asaj që ekspertët shpresojnë se do të jetë një zhvillim që do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në luftën kundër Covid 19.

12:13
Liridalje deri në ora 11 edhe sot/ Nënat me fëmijë në shëtitje, por nuk mungojnë edhe baballarët

Sot Tirana u zgjua nga gumëzhimat e fëmijëve. Nënat dhe fëmijët kanë shfrytëzuar në maksimum fashën e orarit të liri daljes. Edhe pse urdhri i qeverisë ishte që fëmijët nën moshën 10 vjeç të shoqërohen nga nënat, të shumta kanë qenë baballarët që kanë dalë në ketë ditë.

12:08
Ç’na mbron nga korona, bëhet problem për mjedisin

Dorezat plastike, maskat apo mjete të tjera që përdoren për t’u mbrojtur nga Covid 19, përfundojnë në det dhe sjellin rreziqe për mjedisin dhe kafshët.

12:07
Finalizohet operacioni “Tushemishti”, dy në pranga dhe një në kërkim

Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses. Policia e Pogradecit ka vënë nën pranga 2 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

11:58
Spanja zbut masat/ Fëmijët nga sot, të lirë …

Kur qeveria e Spanjës njoftoi izolimin në shkallë kombëtare në mes të marsit, si reagim ndaj koronavirusit, jo të gjithë ishin të kënaqur me perspektivën e kalimit të disa javëve në shtëpi.

11:48
Fotot/ Babai rikrijon vizatimet e fëmijëve të tij në Photoshop, ajo që del është si një ‘botë e çmendur’

Fëmijët e perceptojnë botën pak më ndryshe sesa të rriturit.  Kështu edhe prindërit përpiqen të ruajnë ‘kryeveprat e vogla’ të krijuara nga fëmijët e tyre, por nuk ka ndodhur kështu me Tom Curtis, babai i Al dhe Dom dhe autori i projektit, Things I Have Drawn.

11:39
Foto+Video/ “Ishte mëngjesi i fëmijëve”, ja si dukej Tirana sot

Ashtu si dhe javën e kaluar, kjo e dielë, deri në 11:00 ishte e nënave dhe fëmijëve deri në 10 vjeç.

11:31
Të gjithë nga i njëjti qytet, shërohen 7 pacientë gjatë 24 orëve të fundit në vend!

Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

11:14
Kinë/ Lirohen nga spitali të gjithë pacientët që u prekën me COVID-19

Në qytetin kinez të Wuhanit, ku u shfaqë për herë të parë rastet me koronavirusin e ri, sipas autoriteteve, të gjithë personat që u prekën nga virusi, janë liruar nga spitali.

11:11
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja, shkon në 726 numri i të prekurve

14 raste të reja me covid-19 janë shënuar në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit .

11:03
Korçë/ Vrau fqinjin pas sherrit, lihet në burg 65-vjeçaria

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes e 67-vjeçarit Petrika Treska. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e se enjtes ne lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.

11:03
Infermierja rezulton pozitive me Covid-19, mbyllet spitali në …

Spitali në New Delhi u mbyll pasi një infermiere testoi pozitive me koronavirus, shkruan BBC.

10:58
Elbasan/ Mjeku infektohet me Covid-19, izolohet në banesë! Kjo është gjendja e tij…

ELBASAN- Një mjek në qytetin e Elbasanit ka rezultuar pozitiv më Covid-19.

10:50
Mbi 2.500 të infektuar/ Masat dhe ndihma ekonomike e qeverisë greke për të luftuar Covid-19

130 viktima dhe 2.506 të infektuar numërohen në Greqi, si pasojë e virusit vdekjeprurës Covid 19.

10:42
“Jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë”, mjeku i njohur thirrje opozitës e mazhorancës: Mos bëni politikë

TIRANË- “Koha covidiane kërkon që politik-bërësit të bëjnë sa më pak politikë, qoftë nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita”, ky është qëndrimi më i fundit që mban mjeku i njohur Tritan Kalo.

10:36
‘Qeveria të adoptojë propozimet tona për daljen nga izolimi’/ Grupi i ekspertëve të shëndetësisë në PD: Ja masat që duhet të merren

Partia Demokratike i bënë thirrje qeverisë që të adoptojë propozimet për planin e masave te domosdoshme qe duhen të merren në rrugën drejt daljes nga izolimi, të cilat u bënë publike nga Kryetari Basha nëpërmjet Planit me 5 pika.

10:28
Këto foto dëshmojnë se qentë Husky janë shumë të çuditshëm

Huskies janë qen shumë të ëmbël dhe besnikë, por ato janë edhe shumë të çuditshëm.

10:28
A paraqet rrezik për shëndetin agjërimi gjatë pandemisë?

Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja e Diellit deri në perëndim të tij.

10:25
Brazil, rritet në 4.057 numri i viktimave nga COVID-19

Numri i të vdekurve ka arritur në 4,057 në Brazil, ndërsa numri i rasteve me të infektuar në 59,324 persona, nga të cilët 29,160 janë shëruar totalisht.

10:15
Mbi 54 mijë viktima nga Covid-19 në SHBA/ Nju Jork do lejojë kryerjen e testeve në farmaci

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që po e vuan më së shumti pandeminë botërore të Covid-19. Deri më tani në SHBA janë shënuar 54265 viktima nga koronavirusi ndërsa në të gjithë botën janë infektuar mbi 2.8 milion persona.

10:05
Nga nesër mund të lëvizni me taksi/ Lista e bizneseve që do të hapen me 27 prill

TIRANË –  Ditën e nesërme më 27 prill do të hapen bizneset që janë klasifikuar në listën e dytë të qeverisë për të nisur punë pas bllokimit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së Covid-19.

10:04
Aksident fatal në aksin Tiranë-Durrës, kamioni përplas për vdekje 63-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

09:54
Nga vendlindja, Presidenti Meta ka një urim të veçantë për të gjithë qytetarët

Presidenti i vendit, me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook ju uron të gjithë qytetarëve një të dielë të mbarë.

09:45
Fier/ Rrahën dhe terrorizun 23-vjeçarin me sqepar, SHÇBA arreston policin dhe shokun e tij

SHÇBA ka arrestuar në qytetin e Fierit oficerin e Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec së bashku me shokun e tij D.R., nga Fieri, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

09:36
A po lufton Kina një valë të dytë të Covid-19? Pekini mbyll palestrat dhe izolon 10 milionë njerëz

Kina ka mbyllur palestrat dhe pishinat në Pekin, në mes të frikës se vendi mund të preket nga një valë e dytë e koronavirusit.

09:33
Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri/ Yuri Kim takim virtual me studentët shqiptarë në Harvard

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim u takua virtualisht me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Harvard për të biseduar mbi marrëdhëniet SHBA- SHQIPËRI  & rolin e diasporës.

09:21
Detajet/ Pacienti me Covid-19 ndërron jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Ministria e Shëndetësisë: Ishte në reanimacion prej dy javës

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19.

09:12
Frika nga Covid-19, MAFIOZËT italianë lënë burgjet

Disa bosë të mafias janë liruar nga burgjet në Itali për shkak të rrezikut nga infektimi me Covid 19, pasi gjykatësit italianë liruan të paktën tre bosë të mafies të moshuar, duke i vënë ata në arrest shtëpie.

09:07
Ndërron jetë një tjetër pacient i prekur me Covid-19 në Tiranë

TIRANË- Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i prekur nga Covid-19 në Tiranë.

08:55
Ziyech shpërthen pas anulimit të sezonit: Titulli i përket Ajaxit!

Anulimi i kampionatit në Holandë dhe lënia vakant e titullit kampion ka tërbuar futbollistin e Ajaxit Hakim Zieyech i cili e ka mbyllur përpara kohe aventurën me harkëtarët pasi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelsea-t.

08:43
Kina raporton 11 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të dielën, gjatë 24 orëve të kaluara në Kinë janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19.

08:33
“Jemi gati për marrëveshje me Shqipërinë”, FMN: Paketat e ndihmës të shkojnë te nevojtarët

Shefja e re e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun dhe shefi në ikje, Jan Kees Martijn, në një intervistë të përbashkët për Monitor thanë se deficiti buxhetor i Shqipërisë shkon këtë vit përtej nivelit 5% të PBB-së, nëse kriza zgjidhet në 6-mujorin e dytë.

08:29
Video/ ‘Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij’/ Rama i përgjigjet akuzave të PD për tenderat: Boll …

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’u përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike për sa u takon tenderave të cilat PD i quan sekrete, me anë të një video në rrjetin social “Facebook”.

08:19
Covid-19/ Shifrat globale: Mbi 200 mijë viktima dhe mbi 2.9 milionë të infektuar

Të dhënat e universitetit tregojnë se numri i vdekjeve ka shkuar në 203.299, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 2.921.571 dhe numri i të shëruarve në 837.045.

08:01
Foto/ ​Ukraina shënon sot 34-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil

Para 34 vitesh, Ukraina u trondit nga shpërthimi gjatë një testi të zhvilluar në reaktorin bërthamor në Çernobil. Nga retë radioaktive që u krijuan si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan afërsisht 7 milionë persona.

07:57
Studimi/ Pacientët me Covid-19 që futen në ventilator, vetëm 34% shanse për të jetuar

Një studim i bërë ka treguar se pacientët më koronavirus që futen në ventilator kanë vetëm 34% shanse për jetuar dhe mposhtur sëmundjen.

07:38
Vazhdon moti i kthjellët dhe rritja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por që mundësitë për reshje janë të pakta. Moti i kthjellët dhe rritja e temperaturave do të vazhdojnë edhe gjatë fillimit të javës që vjen.

07:00
Video/ Donte të argëtonte fëmijët gjatë karantinës, anglezi ndërton tren me koshin e mbeturinave

Pandemia e koronavirusit ka izoluar mbarë botën. Jeta e mbyllur rrit stresin dhe depresionin. Por në këto kohë izolimi shumë persona kanë gjetur mënyra të ndryshme argëtimi.

06:55
Zgjimi herët në mëngjes, ja si ndikon për shëndetin e trurit

Qetësia vjen në dy nivele: ajo fizike kur ju zgjoheni me diellin dhe nuk ju shqetëson askush; dhe ajo mendore, paqe dhe qartësi. Zgjimi herët në mëngjes duket diçka shumë e vështirë, sidomos në rastet kur rehatia që të ofron krevati dhe jastëku nuk kanë të krahasuar me botën përjashtë. Sa herë që përpiqesh të zgjohesh, një zë brenda vetes të thotë “rri edhe pak.”

06:40
Kurat me ushqimet më të mira për tensionin e ulët

Tensioni i ulët i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipotensioni është një gjendje shëndetësore në të cilën presioni i gjakut në trup është aq i ulët sa shkakton marramendje, lodhje dhe këputje, gjendje të fikti, vështirësi në frymëmarrje, shikim të paqartë, të vjella, rrahje të shpejta të zemrës etj.

06:17
Ushqimet që përmirësojnë humorin gjatë izolimit në shtëpi

Secili prej nesh ka gjetur mënyra nga më të ndryshmet për të përballuar izolimin në shtëpi në kushtet e pandemisë së COVID-19. Disa prej aspekteve që na bashkojnë si shoqëri janë ëndrrat e frikshme dhe miqësia e ngushtë me kuzhinën. Problemi qëndron se me hir e me pahir, njerëzit kërkojnë ushqime të pasura me sheqer, kripë dhe yndyrna jo të shëndetshme të cilat janë përgjegjëse jo vetëm për mbipeshën por edhe humorin e keq.

06:02
Wizz Air planifikon rikthimin e disa fluturimeve më 1 maj

Kompania e fluturimeve Wizz Air do të rikthejë fluturimet nga Vjena duke nisur nga fillimi i muajit të ardhshëm, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Josef Varadi për mediat lokale. Ai ka njoftuar edhe për rikthim të fluturimeve që janë realizuar nga Aeroporti Luton i Londrës.

05:30
Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar është kthyer në vendin e pestë në botë që ka regjistruar më shumë se 20,000 viktima në spitale, si pasojë e koronavirusit të ri.

04:59
“Koronavirusi mbylli dushet publike”, 29 vjeçarja: Kam më shumë se dy javë pa bërë dush

Një grua 29 vjeçe e cila jeton në një furgon zbuloi se ajo nuk ka mundur të bëjë dush për më shumë se dy javë pasi dushet publike u mbyllen nga pandemia e koronavirusit, shkruan Daily Mail.

04:34
Foto/ Kontesha e Wessex punoi fshehtas si vullnetare duke gatuar për mjekët gjatë pandemisë

Kontesha e Wessex ka punuar fshehtas si vullnetare duke bërë dreka për stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë(NHS) në Britaninë e Madhe gjatë pandemisë koronavirus.

04:11
Nju Jork, përhapja e virusit po ngadalësohet

Në Nju Jork, epiqendra e luftës kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, statistikat tregojnë se ndikimi i virusit po bie. Njoftimin e bëri kryebashkiaku Bill de Blasio. Ndërkohë guvernatori Andrew Cuomo tha se virusi kishte hyrë në Nju Jork nga Evropa, jo nga Kina duke cituar një studim të fundit. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio thotë se statistikat e ditëve të fundit, tregojnë se ndikimi i koronavirusit po zbehet.

03:52
SHBA/ Gjykatësja urdhëron lirimin e imigrantëve të mitur, ndaluar gjatë pandemisë

Një gjykatëse amerikane ka urdhëruar lirimin e fëmijëve imigrantë që janë ndaluar në kufirin me Meksikën, pasi arriti të premten në përfundimin se administrata e Presidentit Donald Trump po shkelte përsëri një marrëveshje për t’i liruar brenda 20 ditësh.

03:46
COVID-19, rritje dramatike e rasteve në Brazil

Rastet e reja me koronavirus po mbushin spitalet dhe varrezat në gjithë Brazilin, ndërsa kombi më i madh i Amerikës Latine po shndërrohet në pikën e nxehtë të pandemisë në botë.

03:13
SHBA, rritje e madhe e deficitit buxhetor si pasojë e pandemisë

Të premten, agjencia federale e pavarur që siguron informacione buxhetore dhe ekonomike për Kongresin njoftoi se vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përgjatë vitit të ardhshëm, ndërsa pandemia po dëmton rëndë shëndetin financiar të shumë vendeve në mbarë botën.

02:45
Monchengladbah nderon tifozët, Bundesliga drejt rinisjes

Në Gjermani po punohet prej kohësh për rinisjen e Bundesligës i parashikuar për në 9 maj dhe skuadrat tashmë kanë nisur stërvitjen e tyre. Por ka nga ata klube që kanë vendosur të bëjnë një homazh për tifozët sic është rasti i Borussia Mönchengladbahut që vendosi manekinët e kartonit me portetet e tifozëve në shkallët e stadiumit, ndërkohë që futbolli gjerman pret dritën jeshile nga qeveria Merkel për rifillimin e aktiviteteve.

02:20
Franca, stop shitjes së nikotinës/ Vendimi pas studimit se të mbron nga Covid-19

Franca ndaloi shitjen online të produkteve të nikotinës dhe kufizoi shitjen e tyre në farmaci pas një studimi që pretendonte se nikotina mund të luajë rol në mbrojtjen kundër koronavirusit.

01:53
Origjina e Covid-19/ Kina nuk pranon nisjen e hetimit

Kina i hodhi poshtë thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi origjinën e koronavirusit. Diplomati i lartë kinez në Mbretërinë e Bashkuar, Chen Wen i tha BBC-së se kërkesa ishte e motivuar politikisht dhe do të devijonte sipas tij, vëmendjen e Kinës ndaj luftës kundër pandemisë që ka pushtuar botën e që filloi nga një qytet i saj, Wuhan.

01:37
“Kush shërohet mund të infektohet”, OBSH thotë se nuk ka prova për të kundërtën

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht “nuk ka të dhëna” që njerëzit të cilët janë shëruar nga sëmundja COVID-19 dhe kanë antitrupa, nuk mund të infektohen sërish.

01:15
Foto/ “Quarantine Pillow Challenge”, njihuni me sfidën më të re në Instagram

Të përdorësh një jastëk si një veshje, quhet “Quarantine Pillow Challenge” sfida e re që sapo ka nisur në Instagram dhe që është bërë aq virale saqë asaj nuk i kanë shpëtuar dot as vipat përfshirë këtu edhe bashkëshortet, partneret dhe të fejuarat e futbollistëve.

00:58
Greqi, skandal trukimesh/ Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria

Olympiacos rrezikon shumë. Skuadra më e titulluar në Greqi është në telashe të mëdha pasi akuzat ndaj tyre janë vërtetë të rënda. SDNA raporton se dënimi për gjigantin grek do të jetë i rëndë, pasi akuzohen për trukime ndeshjesh. Olympiacos-Atromitos, e shkurtit të vitit 2015, që përfundoi me rezultatin 2-1, është sfida që dyshohet se është trukuar.

00:34
Rama jep lajmin e mirë: Kalon mbi 400 numri i të shëruarve

Nga beteja me koronavirusin ka ardhur një lajm i mirë. Numri i të shëruarve ka shkuar mbi 400 pacientë.

00:09
Merret vendimi, Peja futet në karantinë

Qyteti i Pejës në Kosovë nga mbrëmë është futur në karantinë. Kështu u bë e ditur nga Drejtoria e Shëndetësisë në këtë qytet duke thënë se tani po hyjnë në një fazë më sfiduese të koronavirusit.

E shtunë, 25 Prill 2020
23:56
Kosovë, 20 të vdekur dhe 731 raste me koronavirus

Në Kosovë janë shënuar 28 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total në 731 raste. Gjithashtu në Kosovë është shënuar edhe një viktimë, ku nga Covid-19 ndërroi jetë një 73 vjeçare duke e çuar numrin e viktimave në 20.

23:40
Rossi: Tërheqja? Do vendos pa u nxituar, por nuk do të ishte e bukur të tërhiqesha kështu!

Stopi i detyruar për shkak të emergjencës së koronavirusit po i krijon probleme serioze të gjithë botës së sportit, por veçanërisht Valentino Rossit. Garat e para të këtij sezoni do t’i shërbenin Doktorit për të vendosur se çfarë do të bëjë në 2021, të tërhiqet apo të vazhdojë me Yamahan me skuadrën satelite “ Petronas”.

23:01
Kontratë e re “faraonike”, Sancho drejt rinovimit me Dortmundin!

Manchester United, Chelsea dhe Juventusi janë vendosur në rradhën e parë për të marrë shërbimet e tij, por mesa duket Borussia e Dortmundit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e talentit anglez, prandaj ka përgatitur një kontratë të re me një pagë faraonike për të blinduar Jadon Sanchon. Verdhezinjtë po mendojnë për një marrëveshje të re me 20-vjeçarin që do të zgjasë deri në verën e vitit 2023 me Sanchon që nga 6 milionë euro që fiton aktualisht me Dortmundin nga kontrata e re do të përfitojë plot 10 milionë euro. Gjasat janë që talenti i kombëtares angleze të firmosë duke lënë thatë Manchester United dhe Chelsea-n që po shtynë fort për një rikthim të Sanchos në vendlindje.

23:00
Nuk blen dot Mbappe, Reali vë sërish “bast” te Jovic!

Me kampionatet e ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit shumë klube po humbasin shumë para dhe kjo mund të bëjë që një pjesë e tyre të rishikojnë planet e merkatos së verës, përfshirë këtu edhe Realin e Madridit që sipas asaj që raporton AS, vështirë se do të tentojë të blejë kartonin e Kylian Mbappe, që kushton rreth 200 milionë euro një shifër e lartë kjo edhe për Los Blancos në këtë kohë krize.

23:00
Kumbulla refuzon ofertën e Napolit, transferimi te Interi më pranë!

Interi e ka rrugën të lirë për të firmosur me Marash Kumbullën.Një sërë skuadrash brenda dhe jashtë Serie A interesohen për Kumbullën, por siç raporton “Sky Sport”.

22:59
Ziyech shpërthen pas anulimit të sezonit: Titulli i përket Ajaxit!

Anulimi i kampionatit në Holandë dhe lënia vakant e titullit kampion ka tërbuar futbollistin e Ajaxit Hakim Zieyech i cili e ka mbyllur përpara kohe aventurën me harkëtarët pasi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelsea-t.

22:59
Karantina e Valon Et’hemit: Po shijoj qëndrimin pranë familjes

Valon Et’hemi në një intervistë për faqen e klubit të Kukësit tregon ditët e karantinës pas ndërprerjes së kampionatit dhe përpjekjet për të ruajtur formën fizike për pjesën e mbetur të sezonit.

22:58
E preku Koronavirusi, futbollisti i Montpellier në koma

Gjendja shëndetësore e Junior Sambia, mesfushorit të Montpellier në Ligue 1, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe u shtrua në spital për shkak të infeksionit të rëndë të mushkërive (aktualisht është në koma artificiale) mbetet e qëndrueshme. Futbollisti po luan ndeshjen e tij më të vështirë në spital. Në fakt, për shkak të ashpërsisë së godidjes nga infekioni, 23-vjeçari është në kujdes intensiv (i intubuar).

22:58
Chelsea nuk ul pagat, por këshillon futbollistët: Bëni bamirësi!

Chelsea ka vendosur të mos u imponohet futbollistëve për uljen e pagës, siç rekomandohet nga Premier League, por u ka kërkuar anëtarëve të tij të bëjnë bamirësi gjatë kësaj periudhe të vështirë të emergjencës së Koronavirusit. Klubi londinez e njoftoi këtë vendim me një shënim në faqen e tij në internet.

22:58
Plani “Project Restart”, Premier League rinis më 8 qershor…

Premier League po sheh mundësinë për të rinisur sezonin më 8 qershor, me dyer të mbyllura, e për ta përfunduar më 27 korrik. Plani “Project Restart”, për të cilin po punojnë drejtuesit më të lartë të futbollit anglez, sikurse informon “Times”, do të marrë edhe miratimin e Federatës së Futbollit dhe të Qeverisë Britanike.

22:57
Mesfushori i Romës: Sfidova babanë për futbollin, mora një shuplakë që ende…

Lojtari i Romës, Amadou Diawara (22 vjeç) shpjegoi në një intervistë me klubin verdhekuq, teksa ndodhej në karantinë për shkak të COVID-19, se si ishte fëmijëria e tij. Ai kujtoi se babai i tij nuk besonte se mund të bëhej futbollist i rëndësishëm, ndaj e pengonte që të ndiqte ëndrrën e tij.

22:53
Vdes një grua në Kosovë, shkon në 20 numri i viktimave nga Koronavirusi

Rritet numri i viktimave të COVID 19 në Kosovë. Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje në këtë klinikë ka vdekur pacientja me iniciale F.G., 73-vjeçare, nga komuna e Shtimes.

22:50
Franca merr frymë, regjistrohet numri i ulët i vdekjeve nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 369 viktima nga Covid-19 në Francë. Kjo është shifra më e ulët që është shënuar në ditët e fundit.

22:49
Mancini nuk mban më: E humba durimin, po çmendemi!

“Sinqerisht e humba durimin, nuk mundem më. Pas 60 ditësh besoj se e gjitha kjo duhet të përfundojë, ndryshe do të çmendemi.”

22:21
Rasti i parë me koronavirus në Mat, dalin analizat për 15 persona të tjerë. Flet për Top Channel administratori Likcani

Ditën e sotme në Mat është konfirmuar rasti i parë me Koronavirus në fshatin Batër e Vogël, njësia administrative Komsi. Top Channel ka mësuar se nga analizat e marra nga 15 persona kanë rezultuar të gjitha negative.