Gjermania rikthehet në fazën me eliminim direkt pas 12 vitesh, Nagelsmann kërkon kujdes: Paraguai është kundërshtar i vështirë
“Sinqerisht e humba durimin, nuk mundem më. Pas 60 ditësh besoj se e gjitha kjo duhet të përfundojë, ndryshe do të çmendemi.”
Janë fjalët e trajnerit të përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini në një lidhje direkte me “Gazzetta dello Sport” nëpërmjet Instagramit.
“Tani është bërë vërtet e rëndë. Në mëngjes stërvitem, ndërsa pasdite ngjitem në tarracë kur bën kohë e bukur. Mjaft më. Mendoj se duhet të përfundojë, situata po përmirësohet ndjeshëm. Për fat të keq, do të lëmë pas gjëra të tmerrshme, pasi shumë njerëz kanë humbur të afërmit e tyre.”
Mancini më pas shton se “si trajner mendoj se port ë mbyllet tani do të kemi më shumë kohë për të rikuperuar dhe nisur me qetësi, duke shmangur atë seri të gjatë ndeshjesh në shtator, tetor dhe nëntor.”
Top Channel