Numri i të vdekurve ka arritur në 4,057 në Brazil, ndërsa numri i rasteve me të infektuar në 59,324 persona, nga të cilët 29,160 janë shëruar totalisht.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, numërohen 4,057 viktima si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19). 59,324 është numri total i të prekurve.

26,107 janë çështje aktive dhe 8,318 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Top Channel