Bilanci i të infektuarëve dhe viktimave në Kosovë vijon të rritet nga virusi i ri Covid-19.

Në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Top Channel, gazetarja Alberta Hashani na ka dhënë detajet më të fundit atje.

Në ditët e fundit mesatarisht numërohen 20 raste të reja në ditë.
Kështu numri total i përgjithshëm ka arritur në 731 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 3 persona kështu numri total shkon në 165, kjo do të thotë se mbi 500 raste me Covid janë aktive.

Një tjetër viktimë është shënuar në Kosovë, kështu numri i të vdekurve ka arritur në 20.

73 vjeçarja është shtruar në spital që prej datës 20 si dhe mësohet se ka pasur 5 sëmundje të tjera përcjellëse klinike të cilat i kanë rënduar gjendjen shëndetësore.

Vazhdimisht ka një luhatje të numrit të infektuarëve. Ndoshta masat që priteshin të përfundonin më 4 maj do të zgjaten më tepër.

Pasi sipas ekspertëve, deri në fund të muajit pritej që të kishte ulje të rasteve por nuk ndodhi kështu.

Top Channel