Kur qeveria e Spanjës njoftoi izolimin në shkallë kombëtare në mes të marsit, si reagim ndaj koronavirusit, jo të gjithë ishin të kënaqur me perspektivën e kalimit të disa javëve në shtëpi.

Miguel Sanchez, një 15 vjecar nga Madridi, ishte i kënaqur që nuk do të shkonte në shkollë për pak kohë. Por, gjashtë javë më vonë, i mbyllur në një apartament, izolimi e humbi shkëlqimin për të. Kufizimet janë hequr pjesërisht për fëmijët nën moshën 14 vjec për të parën herë. Kjo do të thotë se vëllai i vogël i Migelit, Haime, tani mund të dalë jashtë, por vetë Migeli jo.

“Kjo e mërzit shumë atë. Përse vëllai mund të dalë dhe unë jo”, i thotë ai të ëmës.
Kushtet e reja të izolimit lejojnë 6.3 milionë fëmijë, nën moshën 14 vjeç, të dalin nga shtëpitë për çdo ditë, për një total prej një ore, mes orës 9 të mëngjesit dhe 9 të mbrëmjes, por pa u larguar më shumë se një kilometër. Biçikletat, patinat dhe skejtbordët lejohen, por parqet publike mbeten të mbyllura. Kushtet e tjera të izolimit mbeten po ashtu në fuqi për momentin me qeverinë që po mendon të fillojë zbutjen në gjysmën e dytë të majit. Psikologët e kanë përshëndetur heqjen e kufizimit për fëmijët e mitur duke thënë se edhe një orë jashtë mund të jetë për ta një zhvillim pozitiv dhe mund ti ndihmojë mendërisht.

Top Channel