‘Me maskë, doreza e xhamat hapur’/ Nesër fillon shërbimi taksi, por ja si do të funksionojë

26/04/2020 12:28

TIRANË- Nga nesër do të fillojë shërbimi taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit.

Vendimi është marrë nga qeveria në kuadër të lirimit të masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës janë  nxjerrë urdhrin se si do të funksionojë shërbimi Taksi.

Fillimisht shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike. Nuk do të lejohet më shumë se një klient në taksi dhe ai duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit, përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.

Ndërkohë xhamat e makinës duhet të jenë të hapura në mënyrë që të bëhet ajrosja e mjetit në mënyrë natyrale pra pa kondicioner.

Shoferi pas çdo pasagjeri, duhet të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel