Mbi 54 mijë viktima nga Covid-19 në SHBA/ Nju Jork do lejojë kryerjen e testeve në farmaci

26/04/2020 10:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që po e vuan më së shumti pandeminë botërore të Covid-19. Deri më tani në SHBA janë shënuar 54265 viktima nga koronavirusi ndërsa në të gjithë botën janë infektuar mbi 2.8 milion persona.

Së fundmi Nju Jorku ka vendosur që të lejojë farmacitë që të kryejnë teste për COVID-19. Rreth 5 mijë farmaci do të kryejnë teste, me qëllim që brenda një dite të arrijnë të kryejnë 40 mijë teste.

Që kur është konfirmuar rasti i parë me këtë virus në Kinë, ai është përhapur në më shumë se 210 shtete dhe territore.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për mundësinë e përhapjes së kësaj pandemie  në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel