Mashtrimi me maskat/ Pagoi 13 mijë euro, por nuk e mori kurrë porosinë! Në Tiranë shoqërohen dy shitës nga Instagrami

26/04/2020 13:02

Kohët e kaosit duket se janë periudha të arta edhe për mashtruesit. Një qytetar bëri porosi për maska online, pagoi dhe para por kurrë nuk e mori mallin për të cilin kishte dhënë para.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se një sipërmarrës i quajtur K.Hoxha ka porositur online 10 mijë maska tek kompania kineze e quajtur “Pre Promo Export Import”por pavarësisht se ka paguar 13 mijë euro, porosia e tij nuk erdhi kurrë.

Gjendur në këtë situata K.Haxhiaj ka kryer biseda me kompaninë në fjalë por administratorët deklarojnë se adresa ku porositësi ka dërguar paratë nuk është e tyre.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se hetime po vijojnë për rastin në fjalë.

Po kështu Krimi Ekonomiko-Financiar ka nisur hetimet edhe për një rast tjetër për sa u përket abuzimit të çmimeve apo falsifikimit të firmave të maskave e dezinfektantëve në vendin tonë.

Burime të sigurta për Gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se një agjente e Krimit Ekonomik ka bërë një hetim në instagram ku ka porositur 100 maska tek një faqe “Farmaci Online”.

Agjentja ka porositur maskat dhe në rrugën Myslym Shyri është paraqitur E. Hysolli i cili kishte 17 pako me maska.

Ai është shoqëruar në polici teksa ka thënë se ishte punësuar nga  D.Kongoli për të shpërndarë maska. Edhe ky i fundit është shoqëruar në polici por sipas tij gjithçka ka qenë e rregullt pasi kishte edhe një mandat pagese për deklarimin e maskave.

Gjithashtu kanë nisur hetime edhe për mosdeklarime të maskave gjatë futjes në doganat shqiptare.

Top Channel