Një tjetër viktimë është shënuar nga Covid-19 në Kosovë, kështu numri total i të vdekurve ka shkuar në 21.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive e Kosovës, thuhet se pacienti me iniciale M.I., nga komuna e Gjilanit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore si dhe vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Njoftim nga Klinika Infektive

Prishtinë, 26. 04. 2020

Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

I njëjti vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Kjo është vdekja e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.

Top Channel