Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Shtetasi G.T., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar për vdekje shtetasin Xh.S., 63-vjeç.

”G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

Top Channel