Plani “Project Restart”, Premier League rinis më 8 qershor…

25/04/2020 22:58

Premier League po sheh mundësinë për të rinisur sezonin më 8 qershor, me dyer të mbyllura, e për ta përfunduar më 27 korrik. Plani “Project Restart”, për të cilin po punojnë drejtuesit më të lartë të futbollit anglez, sikurse informon “Times”, do të marrë edhe miratimin e Federatës së Futbollit dhe të Qeverisë Britanike.

Sezoni në Angli u ndëpre më 13 mars. Liverpooli shpreson të vazhdojë rrutëgimin drejt triumfit të pashmangshëm si kampion i Premier League-s.

Në bazë të këtij projekti, në ndeshjet e kampionatit mund të jenë të pranishëm në stadium jo më shumë se 400 persona.  Sa i përket sezonit të ardhshëm, ideja është që të nisë më 22 gusht.

Top Channel