U numëruan votat me kusht, ja si do të bëhet ndarja e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

26/10/2019 12:51

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht. Sipas analistit Blerim Vela, NISMA e Fatmir Limaj do ta kalojë pragun dhe do t’i fitojë 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij ndarja do të bëhet në këtë mënyrë: LVV- 29 deputetë, LDK- 28 deputetë, PDK- 24 deputetë, AAK- 13 deputetë dhe NISMA- 6 deputetë.

Por në qoftë se NISMA nuk e kalon pragun ndarja do të jetë në këtë mënyrë: LVV- 31 deputetë, LDK- 30 deputetë, PDK- 25 deputetë dhe AAK- 14 deputetë.

Top Channel