“Korrupsion, dy vila të fshehura si rryshfet dhe 8 akuza për tenderat”, analisti Sulo ngre alarmin: Ç’po ndodh me SPAK? Askush me këto akuza s’i ka shpëtuar arrestit Teksa Shqipëria po pëson një rënie të ndjeshme të numrit të popullsisë vit pas viti, cka vihet re në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ështe se dendësia e popullsisë është e lartë, e përqëndruar në kryeqytet.
Si për shembull këtu në Kodrën e Priftit, një zonë ku jetojnë një grup i madh familjesh korcare.
“Ndihem si në Korçë, se korçar jam vetë e komshinjtë. Shumë korçarë ka këtu. Nga erseka, kolonja. Tokën e bleva në 90 por këtu ardhëm pas 2000 kur ndërtuam shtëpinë”, shprehen banorët.
Edhe sipas të dhënave të Institutit të statistikave, Tirana cilësohet si qarku më i mbipopulluar, ku zë rreth 31% të popullsisë së Shqipërisë, duke u ndjekur më pas nga Fieri E Durrësi me përafërsisht 10% e Veç largimit jashtë Shqipërisë, tendeca e lëvizjeve të shqiptarëve shihet të jetë pranë zonave urbane e braktisja e fshatrave.
Kristi Gongo
Top Channel