Manchester City regjistron një tjetër sukses në Premier Leaguen angleze. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti në Etihad Stadium Aston Vilën me rezultatin e pastër 3-0 duke e reduktuar për momentin në 3 pikë diferencën me Liverpoolin që do të luajë të dielën ndaj Tottenhamit një sfidë kjo që ashtu sikurse edhe ajo e Manchester City, do të transmetohet në platformën Digitalb.

Kampionët e anglisë ishin superiorë ndaj kundërshtarëve të tyre gjatë gjithë kohës, por golat e fitores i shënuan në pjesën e dytë të sfidës. Ishte Raheem Sterling ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë të kësaj pjese. Më pas u erdhi radha Kevin De Bruyne dhe Gündogan që të gjejnë rrugën e rrjetës teksa shënuan golin e dytë dhe të tretë të këtij takimi.

Manchester City në minutat e fundit luajti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Fernandinhos.

Klara Asqeriu

Top Channel