Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Australisë të kësaj të shtune nuk u zhvilluan për shkak të motit të keq që mbizotëroi në Filip Ajlwnd.

Gjithçka nisi që me sesionin e tretë të provave të lira gjatë se cilës u  valëvit edhe flamuri i kuq që rezultoi edhe si zgjedhja përfundimtare e komisarëve të garës të cilët morën edhe vendimin për të anuluar edhe provat kualifikuese.

Fillimisht ishte era e fortë që e bëri të pamundur zbritjen e pilotëve në pistë, ndërkohë që me kalimin e kohës u shfaqën edhe reshjet e forta të shiut që shtynë drejtuesit e këtij çmimi të madh të marrin këtë vendim për pezullimin e provave zyrtare.

Kjo do të thotë se për provat kualifikuese do të vendoset vetëm në mëngjesin e së dielës.

 

Top Channel