Korenti mund t’ju zë shpesh herë nëse jeni duke prekur pajisje të ndryshme elektrike ose edhe në punë, në disa raste duke ju rrezikuar edhe jetën. Na ndodh të gjithëve që të jemi këmbëzbathur në kuzhinë, prekim tenxheren në zjarr dhe na zë korenti.

Çfarë është shoku elektrik?

Shoku elektrik ndodh në ato raste kur njeriu bie në kontakt me rrymën elektrike. Elektriciteti mund të përçohet nga një pikë hyrëse në një pikë dalëse të trupit. Ky shok ndodh gjatë kontaktit me një prizë, makineri, pajisje apo kabull elektrik.  Lëndimi që pëson njeriu mund të jetë i lehtë por në disa raste edhe i rëndë.

Lëndimet e mundshme nga shoku elektrik

Njeriu mund ti shpëtoje shokut elektrik pa asnjë lëndim, por në varësi të kohëzgjatjes, dëmi mund të jetë edhe i rëndë. Djegia e lëkurës është një nga dëmtimet më të vogla që pëson njeriu kur e zë korenti. Thyerja e kockave është gjithashtu një tjetër pasojë e shokut elektrik.

Kockat thyhen si pasojë e kontraktimit të muskujve nga rryma elektrike që përçohet në trup. Kjo gjë mund të shkaktojë një arrest kardiak dhe njeriut duhet dhënë menjëherë ndihma e shpejtë për të mbajtur zemrën në punë dhe lehtësuar frymëmarrjen.

Presoni që po jep ndihmën e shpejtë duhet të  tregojë sukses dhe të sigurohet që njeriu të cilin e ka zënë korenti, është i çliruar plotësisht prej saj.

Rastet kritike kur duhet të shkoni tek mjeku

Në shumicën dërrmuese të rasteve nëse rryma elektrike që derdhet në trupin e njeriut është nën 500 volt, atëherë trupi nuk ka pësuar asnjë dëm.

Ka rrethana të tjera kur njeriu duhet të kërkojë patjetër mjekimin e mjekut:

  1. Gratë që kanë kaluar javën e 20-të të shtatzënisë,
  2. Personat që kanë mbi pesë vjet që kanë kryer vaksinën e gripit,
  3. Personat të cilëve u ka rënë të fikët dhe nuk zgjohen dot.
  4. Personat që pësojnë mpirje të zonave të trupit,
  5. Personat që pësojnë paralizë,
  6. Personat që pësojnë luhatje të shikimit, dëgjimit apo të folurës,
  7. Personat që e kanë të vështirë të marrin frymë,
  8. Personat që ndiejnë dhimbje në kraharor.

Si mund të jepni ndihmën e parë pas një shoku elektrik të një voltazhi të lartë?

Gjëja e parë që duhet të bëni është të telefononi urgjencën. Mos e jepni ndihmën menjëherë, sepse rryma vazhdon në trupin e personit të lënduar dhe ju mund të pësoni një shok elektrik.

Mos e lëvizni nga vendi i rrëzimit pasi lëvizja mund ti përkeqësojë lëndimin. kontrolloni pulsin e personit të djegur dhe siguroheni që ai merr fryme. Nëse personi nuk merr frymë, filloni të kryeni reanimimin kardio-pulmonar, por vetëm nëse dini ta bëni atë siç duhet.

Top Channel