Vllaznia dhe Skënderbeu nisin Superiores me spektakël, 2-2 në “Loro Boriçi” 21/08 23:00
Për tre netë me radhë teatri “Skampa” i Elbasanit kumboi nën tingujt e muzikës së dhomës.
“Takimi Kombëtar i Orkestrës së Harqeve” zhvillohet për të katërtin vit rresht, duke mbledhur instrumentistë nga i gjithë vendi, në një performancë të mrekullueshme. Çmimi i parë i takoi orkestrës së Elbasanit, e vlerësuar për interpretimin e saj.
Muzika e Dhomës nuk kërkon një publik të zgjedhur, por dashamirës të tingujve dhe nuk i ka munguar në të treja netët publiku i Elbasanit. I mirënjohuri Zeqir Sulkuqi kërkon që të tilla evente artistike me vlera të mëdha, të ruhen dhe të kthehen në traditë.
Në këtë edicion ka nderuar me pjesëmarrjen e tij artisti i madh, dirigjenti Ermir Krantja.
Top Channel