Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.
Një tjetër tërmet i fuqishëm është shënuar para pak minutash në orën 08:27. Epiqendra e tij ka qenë në Durrës teksa lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Tiranë.
Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë. Bëhet fjalë për trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.
Ministra e Arsimit ka njoftuar se mësimi ditën e sotme nuk do të zhvillohet në të gjithë vendin.
Top News dhe top-channel.tv po raportojnë në kohë reale të dhënat më të fundit sa i përket situatës së krijuar në vend, si pasojë e disa tërmeteve të fuqishme.
Në një kohë që të gjitha grupet e emergjencës janë në terren, Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestrave të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët.
Vazhdon puna për nxerrjen nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë. Në terren ndodhen forca nga ekipi i ndërhyrjes së shpejtë dhe disa qytetarë.
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur vendin para pak minutash. Lëkundjet ishim shumë të forta, por jo aq sa ai i pari.
Ka shkuar në tre numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit. Një person u raportua më herët që ishte hedhur nga ballkoni pasi e kishte kapur paniku, dhe kishte ndërruar jetë.
Tre janë personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.
Është shënuar edhe viktima e dytë si pasojë e tërmetit që ka rënë në orët e para të mëngjesit.
Ky është momenti kur një fëmijë nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit në Thumanë. Pallati u shemb si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme.
Për shkak të tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit, Ministria e Arsimit ka njoftuar se në dy qytetet që janë prekur më shumë nga tërmeti Durrës dhe Tiranë, nuk do të ketë mësim.
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Kurbin.
Raportohet se 55 persona me dëmtime të rënda dhe të lehta po marrin ndihmë në spitalin e Durrësit. Qytetarët janë dëmtuar si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Është konfirmuar viktima e parë si pasojë e tërmetit që ka rënë mëngjesin e sotëm.
Durrësi ka qenë më i dëmtuari nga tërmeti i rënë në orën 03:55. Një pallat është shembur dhe disa persona kanë mbetur nën rrënoja.
Spitali i Traumës në Tiranë është i mbipopulluar pas tërmetit që ka rënë në Shqipëri, ku epiqendra ishte Durrësi.
Janë të paktën dy familje që dyshohet se kanë mbetur të bllokuara nën rrënojat e pallatit të shembur në qytetin e Durrësit, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4.
Në orën 03.54 një tërmet i fuqishëm me magnitutë ka goditur vendin tonë. Epiqendra ishte 10km nga Durrësi ku ka edhe dëmtime të shumta.
Persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale raportohet nga qyteti i Durrësit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që u regjistrua në orët e para të mëngjesit. Nga informacionet e fundit bëhet fjalë për persona të lënduar, por edhe për një pallat të shembur ky dyshohet se 10 persona kanë mbetur të bllokuar.
Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Shqipëri në orën 03:55 ku epiqendra ka qenë në Durrës.
Një tërmet i fuqishëm ka rënë para pak minutash në Durrës dhe ka prekur të gjithë Shqipërinë.
Një pallat i ndërtuar rreth viteve 94 është shembur në Durrës nga tërmeti i rënë.
Durrësi është qyteti më i prekur nga tërmeti që shkundi vendin tonë në orën 3:54.
Emergjanca ka në Durrës nga tërmeti me magnitutë 6.4.
Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 ka shkatuar dëme serioze në Durrës. Tërmeti 6.4 rihter, shkatërrime në Durrës. Njerëzit kërkojnë ndihmë. Një pallat është dëmtuar rëndë dhe banorët nuk dalin dot
Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë para pak minutave.
Një tjetër tërmet shkundi vendin tonë.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur vendin tonë në orën 02:47.
Forcat pro-demokratike në Hong Kong korrën një fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës që shënuan një pjesmarrje rekord të votuesve.
Mëngjesi i së hënës e ka zbardhur Prishtinën me ajër të rrezikshëm.
Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa po diskutohet për paketën speciale antiKÇK.
Një video kur shikohet një qen i cili është duke drejtuar makinën është duke bërë xhiron e botës.
Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në Florida të SHBA-së. Pasi pronarja e qenit sapo kishte dalë nga makina për një moment, makina e saj filloi duke u rrotulluar në manovrën “indietro”, me qenin e saj i cili ishte ulur në anën e shoferit të makinës.
Pas vendimit të lojtarëve të Napolit për të kundërshtuar urdhrin e klubit për të qëndruar në grumbullim dy javë më parë, presidenti De Laurentiis ka gati “hakmarrjen” e tij dhe ka nisur një kërkesë në Kolegjin Arbitral, për këtë.
Fantazisti danez i Tottenham, Cristian Eriksen e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Londra dhe as ulja në stolin e “Spurs” e një emri si Jose Mourinho, nuk ka ndikuar që të pranojë rinovimin e kontratës që skadon verën e ardhshme.
Debate të forta në Open në Top Channel po ndodhin mes ministrit të brendshëm Eduard Shalsi dhe Fatbardh Kadillit teksa po diskutohet për targetin e paketës speciale anti kçk.
Një gjykatës në Los Anxhelos ka urdhëruar babain e supermodeleve Xhixhi dhe Bela Hadid që të shembë shtëpinë 100 milionë dollarëshe, pasi është një rrezik për komunitetin.
Kreshnik Spahiu u tregua shumë i ashpër me kompetencat e paketës antikçk ku foli në Open në Top Channel.
Debate të forta po zhvillohen në Open në Top Channel teksa po diskutohet për paketën special antikçk.
Sfida midis Kosovës dhe Anglisë, në kuadër të eliminatorëve në “Euro 2020” kaloi me një episod mjaft interesant midis dy tifozerive. Përpara sfidës tifozët dardan, nxorën flamuj anglezë në shenjë respekti ndaj këtyre të fundit. Por marrëdhënia midis dy tifozerive është forcuar edhe më shumë nga një ngjarje të ndodhur fundjavën që lamë pas. Përpara sfidës midis dy kombëtareve, anglezit Simon Bruce, i kishte rënë kuleta në tokë me një sasi parash brenda saj, rreth 500 pound.
Më shumë se 114000 gra në Gjermani janë përballur vitin e kaluar me dhunë në familje, kërcënime dhe kanosje nga bashkëshortët, partnerët ose ish-partnerët, sipas të dhënave të paraqitura me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Me rastin e shënimit të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore, ka vazhduar fushatën e 16 ditëve të aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë, Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli.
Një studim i ri zbulon se kimikatet në ajër ngushtojnë enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes me 6 për qind.Të jetosh në zona shumë të ndotura mund të rrisin rrezikun e humbjes të të parit, sugjeron një studim i Kolegjit universitar në Londër (UCL).
Fatbardh Kadilli i ftuar në Open në Top Channel tha se kçk-ja është një instrument që Rama të kapë drejtësinë.
Ish-engjëlli i Victoria, bukuroshja Alessandra Ambrosio po rimbush këto ditë bateritë e saj në Maldive.
Krymistri Rama paralajmëroi grupin parlamentar se kush nuk voton për KÇK-në do të përjashtohet nga PS-ja.
Fatmirësisht, një aeroplan ja ka dalë të kalojë pa pasoja pas një përplasje me telat e energjisë elektrike në Minnessota, të SHBA-së.
Eduard Shalsi, Ministër i shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes është i ftuar në Open në Top Channel. Shalsi tha se lançimi i kryeministrit Rama është për të komunikuar me shqiptarët.
Jasi Asani u preferua nga minuta e parë sot nga trajneri Franco Lerda dhe justifikoi plotësisht besimin, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes ndaj laçit, dhe duke i dhënë partizanit fitoren me vlerë 3-pikëshe.
Pas Pazarit të Ri, festat kanë mbërritur edhe te Kalaja e Tiranës. E kthyer në një nga ikonat më të bukura dhe të vizituara të Tiranës, në Kalanë e Tiranës janë ndezur sot dritat e festave të fundvitit.
Në studion e “Top Talk”, u fol edhe për sistemin zgjedhor në Shqipëri. Pyetjes së shtruar nga gazetari Denis Dyrnjaja, se ky sistem zgjedhor në Shqipëri me lista të mbyllura, kushtëzon lirinë e votës dhe intimidon qytetarët që të zgjedhin atë që duan për tu përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Të paktën gjashtë viktima janë regjistruar në pjesë të ndryshme të Evropës në një fundjavë stuhish, përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dheu. Në Itali dhe Francë, shirat e rrëmbyeshëm i morën jetën katër personave ndërkohë që një konsiderohet i zhdukur pasi shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu që morën me vete madje edhe rrugë.
Fiks Fare solli fakte mbi mënyrën sesi abuzohet me tenderat publike në institucionet shtetërore.
Elvis Naçi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas publikimit të dokumentit që ai ka blerë spitalin Continental.
Këngëtari i njohur shqiptar, Stefi Prifti ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kësaj radhe shoqëruar nga vajza e vogël, Joana.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me fjalën që mbajti Rama sot për SPAK dhe BKH.
Brenda 3 muajve të fillimit të vitit shkollor, nxënësit e vitit të tretë janë njohur me ndryshimet e rregullores së maturës shtetërore, ku pikë së pari është rritur niveli i kalueshmërisë nga 20% në 25%.
Në ditën e sotme në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar is- kryetari i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Kristaq Kume.
Mjaftonte përmendja e emrit të drejtuesve të grupit “Bajri” në Shkodër, për të ngjallur frikë dhe për të pasur përfitime të paligjshme të parave apo për të ndikur deri në institucione shtetërore për punësime.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën dytësore Sukth-Maminas ku mjeti i drejtuar nga E.N 47-vjeç, ka përplasur B.P 73-vjeç, ku si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.
Pranë rrethrrotullimi të Teg-ut në autostradën Tiranë-Elbasan. Ora shënon 12:30 minuta pas mesnate dhe kjo rrugë është kthyer në një pistë garash.
Në numrin tim të “WhatsApp” ka mbërritur një mesazh nga Siria. Është Elona Shuli, vajza 17 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka bërë kërkesë kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, që të shtojnë emërimin e Marsida Xhaferrllarit si argument në procesin e hetimit për shkarkimin e tij.
Statusi i postuar në datën 21 nëntor, nga zëdhënësi i Presidentit përmend “një Ambasador në ikje” dhe për të cilin mendohet se ai është kërcënuar.
Presidenti Meta është pyetur lidhur me faktin që mazhoranca ka mbledhur firmat për ti shtuar një tjetër akuzë në komisionin hetimor lidhur me dekretimin e Marsida Xhaferllarit.
Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Edi Ramës, i cili për situatën e vështirë ekonomike fajësoi edhe opozitën jashtëparlamentare.
I vetëm në skenën e Art Turbinës, për më shumë se 90 minuta, përpara asamblesë kombëtare të PS, deputetëve dhe ministrave , kryeministri Edi Rama renditi 7 prioritete për mandatin e mbetur 2 vjeçar të qeverisë.
Këngëtari i njohur u ngjit si gjithë të tjerët që ishin ftuar te teatri Microsoft i Los Anxhelosit për natën e madhe të Çmimeve Muzikore Amerikane (AMA), por ndryshe nga të tjerët, ai dhe e dashura krijuan një skenë tepër të sikletshme.
Mund të duket si e çuditshme por është e vërtetë, një grua në Indi ka 20 gishta këmbësh dhe 12 gishta duarsh.
Presidenti Meta ka dalë në deklaratë për shtyp ashtu siç ishte paralajmëruar.
Përveç Italisë, Franca dhe Greqia perëndimore janë goditur nga përmbytjet në ditët e fundit.
Duke marrë shkas nga shkrimet dhe komentet e pasakta dhe keqinformuese të cilat kanë qarkulluar në disa prej portaleve dukshëm tendencioze, Air Albania dëshiron të bëjë një shpjegim publik lidhur me lajmin e rremë mbi rritjen e çmimit të biletave gjatë sezonit të festive të 28-29 Nëntorit.
Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka takuar sot Sindikatën e Judikaturës, ku kanë diskutuar për gjendjen në të cilën ndodhen punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë.
Për të festuar vazhdimin e filmit legjendar Star Wars: The Rise of the Skywalker, premiera e të cilit do të shfaqet muajin e ardhshëm, kompania Samsung Electronics ka zbuluar një edicion të veçantë të Galaxy Note10 +.
Avni Bytyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka akuzuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjes për vonesat që po i shkakton në formimin e institucioneve të reja duke u ankuar dhe duke ikur nga përgjegjësitë që ka para qytetarëve.
Një video e postuar në rrjetet sociale, ku shihen katër kameriere të cilat i shërbejnë klientëve të veshur vetëm me mbathje ka bërë xhiron e botës.
Pas prezantimit të Paketës Speciale AntiKÇK nga Kryeministri Edi Rama, reagime të shumta kanë ardhur nga figura të njohura të politikës.
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Sulmuesi i Fiorentines, Franck Ribery ka deklaruar se është i lumtur te klubi italian dhe shpreson të qëndrojë për një kohë të gjatë.
Deputetja e NISMA, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përfshirjen e 392 pakove nga diaspora në procesin e numërimit.
OSHEE ka njoftuar se disa zona ditën e nesërme nuk do të kenë energji elektrike për disa orë pasi do të ketë rikonstruksione në disa kabina.
Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose të fytit gjatë frymëmarrjes kur një person është duke fjetur. Gërhitja është e padëmshme, por kur ajo ndikon në cilësinë e gjumit, mund të sjell jo pak probleme për shëndetin.
Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina është një nga ushqimet më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Përveç fushës së gastronomisë ajo përdoret edhe për qëllime shëruese , sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve.
I gjuajtën me karrige, por nuk e kapën, kjo ishte sot situata mes anëtarëve të bordit dhe drejtorit të agjensise së rrugëve të Maqedonisë, Zoran Kitanov. Përplasja ka ardhur për zv/drejtorin e kësaj drejtorie ku Kitanov nuk ka pranuar që ku menjëherë anëtarët shqiptarë të bordit kanë gjuajtur me karrige dhe sende të tjera drejt tij, ku më pas ndërpritet mbledhja.
Kylian Mbappe është cilësuar si një nga talentet më të mëdha në botë dhe shikohet si lojtari i duhur për të thyer hierarkinë e krijuar nga dyshja Messi-Ronaldo, në më shumë se një dekadë.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se qendërmbrojtësi Virgil van Dijk e meriton Topin e Artë.
Në AMA, American Music Awards, ka qenë nata e Taylor Swift.
Lëvizja Vetëvendosje emërimin e drejtorit dhe inspektorit të ri të AKI-së e ka quajtur pazar të ri të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në largim Ramush Haradinaj.
Policia gjermane u ka bërë publikisht një lutje hajdutëve të cilët vodhën stoli me vlerë 1 miliardë dollarë nga një muze.
Një tjetër rekord i gazrave që shkaktojnë efektin serë. Sipas organizatës botërore të meteorologjisë, kjo tendencë përkthehet në pasoja gjithnjë e më të rënda të ndryshimeve të klimës, me temperatura në rritje, kushte moti ekstreme, stres hidrik, rritje të nivelit të deteve dhe trazira në ekosistemet marine dhe tokësore.
Kreshnik Gashi ka mbajtur pozita të larta institucionale në sektorin publik. Nga fillimi i vitit 2016, ka qenë kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjatë së cilës kohë Kosova ka marrë kodin e telefonisë 383 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve. Ka udhëhequr ekipin profesional teknik në dialogun e Brukselit.
Egjipti ka prezantuar zbulimin e paprecedentë të dhjetëra kafshëve të shenjta të mumifikuara mes të cilëve mace, krokodilë dhe dy këlyshë luani, të gjetur gjatë gërmimeve në varrin e një prifti mbretëror.
Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, sot ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me presidentin, Hashim Thaçi, sot ka emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.
Një nënë doli e plagosur nga shtëpia pasi ishte goditur nga bashkëshorti i saj i zemëruar, i cili më pas vrau dy djemtë që kishin bashkë dhe veten.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër L.L., për veprat penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist.