Statusi i postuar në datën 21 nëntor, nga zëdhënësi i Presidentit përmend “një Ambasador në ikje” dhe për të cilin mendohet se ai është kërcënuar.

Për këtë fakt, Tedi Blushi u thirr në prokurori për të dhënë shpjegime mbi shkresë e Presidencës, që i kërkonte Prokurorisë të verifikonte kërcënimin.

Siç shpjegojnë më tej burimet, Tedi Blushi është thirrur nga prokurorët Bledar Valikaj dhe Mirela Cano, ndërkohë që mësohet në rrugë jozyrtare se zëdhënësi i Presidentit është telefonuar nga punonjëse të Ambasadës së një vendi fqinj, të cilat i kanë kërkuar të heq dotë nga statusi.

Zëdhënësi i Prokurorisë tha se ka besim tek drejtësia por nuk dha detaje të mëtejshme për mediat.
Pritet që Tedi Blushi të rikthehet sërish pranë Prokurorisë së kryeqytetit.

Anila Hoxha

Top Channel