Pas vendimit të lojtarëve të Napolit për të kundërshtuar urdhrin e klubit për të qëndruar në grumbullim dy javë më parë, presidenti De Laurentiis ka gati “hakmarrjen” e tij dhe ka nisur një kërkesë në Kolegjin Arbitral, për këtë.

Kështu bosi napolitan ka kërkuar që lojtarët të gjobiten me 25% të pagave të muajit tetor, që nuk u është kaluar akoma në llogari, përveç mesfushori brazilian Allan, që patri edhe kontakt fizik me djalin e presidentit, Edoardo De Laurentiis.

Pikërisht për këtë arsye, për brazilianin është kërkuar një dëmshpërblim në vlerën e 50% të pagës mujore bruto të muajit tetor, që shkon rreth 200 mijë euro, ndërsa nga gjoba shpëton vetëm Malcuit, që nuk ishte në dhomat e zhveshjes.

Top Channel