Haxhiu premton përkrahje nga qeveria e ardhshme për sistemin e drejtësisë

25/11/2019 18:55

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka takuar sot Sindikatën e Judikaturës, ku kanë diskutuar për gjendjen në të cilën ndodhen punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë.

“Nga takimi me Sindikatën e Judikaturës ku diskutuam për gjendjen në të cilën ndodhen punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë si dhe për diskriminimin që iu bë atyre me Ligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publik dhe po ashtu u njoftuam lidhur me kërkesat e tyre. Në këtë takim i njoftuam për qëndrimet e qeverisjes së ardhshme, gjegjësisht për mbështetjen e qeverisjes së ardhshme për sistemin e drejtësisë dhe administratën e sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Top Channel